Fundamenti

Praktikimi i një standardi të ri në edukimin arsimor nëpër shkollat tona

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Nga Nijazi Ramadani – Tema që po trajtohen së fundi sipas një kurikulumi të ri të praktikuar nga institucionet arsimore ka për qëllim që të njihemi më për së afërmi me strategjitë ndërvepruese të praktikimit të një mësimdhënie bashkëkohore me të cilat synojmë të ndryshojmë praktikën e tanishme mësimore si dhe rrisin cilësinë dhe efikasitetin në mësim.

Pra, ka për qëllim që të praktikohet për modelet dhe teknikat e mësimdhënies me nxënësin në qendër. Pra, tema është të nxisë idenë që të demonstrojmë shkathtësi dhe të reflektojmë trendët bashkëkohore të mësimdhënies ndërvepruese në realizimin dhe praktikimin e një varg të risive në edukimin arsimor sipas një standardi të ri.

Më se e domosdoshme është ajo që na bie të praktikohet në punë e sotshme mësimore, e cila na është e obliguar që të arrijmë kryerjen e detyrave të dhëna, si psh. të punojnë ese, ata që kanë aftësi për të gjykuar njëri tjetrin dhe për të reflektuar atë, si dhe të prezantojnë në grup zgjidhjen e problemeve.

Posaçërisht, edhe ndryshimin e roleve të mësuesit dhe nxënësit, përmes pjesëmarrjes së komunitetit në jetën e shkollës dhe të shumë faktorëve të tjerë edukative. Një kreativitet i nxënësit bie nga një mësuese kreative që promovon të tillë vlerë duhet të dalit jashtë librave, jashtë kornizave, jashtë tradicionales duke zhvilluar imagjinatën kreative te nxënësit dhe duke i bërë ata të kuptojnë që për të zgjidhur një problem ka shumë rrugë, por duhet të mendosh fort dhe të shfrytëzosh të gjitha mundësitë.

Praktikimi i ideve bashkëkohore të mësimdhënies nxitet nga vetëvlerësimi dhe vlerësim i përshtatshëm, rreth rezultateve të arritura mësimore të nxënësve gjatë orës mësimore, ku nëpërmjet punës individuale dhe në grupe do të aplikojmë modele alternative në formë të punimeve të shkruara zgjidhjes së problemeve matematikore dhe eseve, që të zhvillojmë një mbështetje të mësimit interaktiv përmes zbatimit të teknikave të reja të mësimdhënies, duke ju dhënë kontinuitet hapësirë për pyetje- përgjigjeje dhe diskutime të hapura gjatë fazës fillestare të evokimit dhe në fund të reflektimit të kuptimit të realizimit.*(ERR, Trajnimet e GIZ-te,KEC-it, MASHT-it).

Posaçërisht mësimdhënie aktive arrihet me të nxënit të mësimit, ruajtjen e interesit, të nxënit të mësimeve në shkollë, dhe se a janë pjesë e zotërimit të aftësive të larta të profesionit të mësuarit dhe bashkëpunimit me nxënësit. Pra, duhet theksuar edhe njëherë se modelimi i mësimdhënies alternative kërkohet; për të zhvilluar aftësi më të larta organizuese, për të qartësuar vlerat, besimet, perspektivat, për të asimiluar informacionin nëpërmjet stileve të ndryshme të të mësuarit, për të inkurajuar shprehjen e ndjenjave, ideve personale, për të përforcuar vlerësimin ndaj grupit dhe ndaj vetes, për të zhvilluar mirëkuptimin, për të krijuar një klasë, ku të jetohet bashkërisht, për të stimuluar dhe motivuar të mësuarit, për të inkurajuar përfshirjen në procesin e të mësuarit dhe përgjegjësinë për të mësuar, për të zhvilluar aftësi vepruese, aftësi aq të kërkuara për një shoqëri që po ndryshon nga themelet dhe ku ndryshimi për këto arritje duhet të nisë nga arsimi i cili duhet të jetë prioriteti i parë për një shoqëri që zhvillohet dhe ndryshon.

Ideja e praktikimit të përvojave më të avancuara karakterizohet me ambientet e mësimit të dizajnuara në bazë të modelit të të mësuarit aktiv, të përqendruara në konstruktimin aktiv të njohurive, ku dallojnë nga të mësuarit e dirigjuar që është karakteristikë e mësimit aktual.

Mësimdhënia e drejtpërdrejt është ligjërimi dhe demonstrimi

Edhe pse këto trende i takon qasjes tradicionale të mësimdhënies, përdorimi i tyre me kujdes në mësimdhënie është me vlerë, ligjërimet e shkurtra, dhe, aty ka mundësi, të përcjella me demonstrim, janë të përshtatshme për t’u përdorur në praktikë sidomos në rastet e prej zbatimit të fakteve, përkufizimit të nocioneve, mësimit të rregullave, konkretizimit të objekteve në punën mësimore si dhe gjatë ndërtimit tw shkathtësive të nxënësve për të zgjedhur probleme të ndryshme.

ARKATANA

Ky praktikimi është mjaftë efikase sidomos kur ato që planifikohen mirë, kombinohen me qasjes bashkëkohore të mësimdhënies dhe janë në funksion të motivimit të nxënësve për të nxënë.

Praktikim i tillë është objektiv për të shtuar suksesin e nxënësve në përvetësimin e njohurive dhe zhvillimin e shkathtësive, gjë që motivoi shumë edukatorët hulumtojnë mënyrën e të mësuarit të fëmijëve dhe të propozojnë metoda efikase të mësimdhënies dhe të nxënit .Si rezultat i punës kërkimore të tyre sot, ekzistojnë disa teori të reja të të nxënit.

Këto fakte duhet të shfrytëzohen nga mësimdhënësit, të cilët me rastin e sqarimit të nocioneve të ndryshme duhet të kërkojnë paraprakisht nga nxënësit rikujtimin e njohurive që kanë rreth tyre, si dhe sqarimin e nocioneve ta lidhin sa më shumë që të jetë e mundur me objektet dhe fenomenet nga jeta reale që na rrethon.

Njëra nga teoritë më të reja të të nxënit është konstruktivizmi

Praktikat e deri tashme mbështesin idenë se ”njerëzit ndërtojnë të kuptuarit dhe njohuritë e tyre për botën përmes përvojës së tyre dhe reflektimit mbi këto përvoja”, ku përfitimi i njohurive të reja organizohet sipas një spiraleje. Edhe përvojat e njerëzve janë një bazë e mirë për të ndërtuar në mënyrë të qartë informacionet e reja , ndërsa reflektimin rreth informacionit të ri ndihmon përforcimin e tij, duke i kontribuar qëndrueshmërisë. Deri sa një qasje e tillë na bie të sjellim në praktikimin përvojave më shumë funksionale për sqarimin e shumë nocioneve mësimore, si dhe për përvetësimin e njohurive dhe zhvillimin e shkathtësive në lëndën e Matematikës.

Këtu kemi një konceptim në matematikë, që krijon një bazë të mirë për të ndërtuar për njohuritë e reja , të cilat pastaj mund të përforcohen dhe të bëhen të qëndrueshme përmes zgjidhjes së detyrave të ndryshme.

Praktikimi i teorive konstruktive mbështet ndërtimin e informacionit nga ana e nxënësve , atëherë zbatimi i saj në klasa mund të realizohet përmes metodave, teknikave dhe strategjitë e reja të mësimdhënies dhe të nxënit të cilat kanë në qendër nxënësin metodat, teknikat dhe strategjitë e tilla ofrojnë mundësin e përfshirjes aktive të nxënësve në procesin mësimor, të cilët gjatë aktiviteteve të ndryshme arrijnë të ndërtojnë të kuptuarit e tyre kryesisht përmes formulimit të pyetjeve, dhënies së përgjigjeve, diskutimeve, të debateve, shpjegimeve, zgjedhës së problemeve shqyrtimit të zgjedhjeve, prezantimit të punës së grupeve ose rezultateve të projekteve të ndryshme etj.

Të gjitha këto aktivitete mund të zbatohen me sukses në mësimdhënie. Përfshirja nxënësit dhe interesimet e tyre , më të pëlqyeshme për ta mësuar, si dhe më të lehtë për ta zbatuar. Kështu, duke i futur në procesin mësimor në shkollat tona, praktikimin e këtyre përparësive, sepse hulumtimet kanë treguar se metodat, teknikat dhe strategjitë me nxënësit në qendër janë superiore në krahasim me metodat e qasjes tradicionale për sa i përket përgatitjes së nxënësve për t’u ballafaquar me informacionin e ri dhe shqyrtimin e tij nga këndvështrime të ndryshme, gjatjes së argumenteve, shfrytëzimit të burimeve të ndryshme të informacionit, aftët të tyre për zgjidhjen e problemeve, zhvillimit të mendimit kritik, paraqit situata që përmbajnë kontradiktë apo mospërputhje të dhënash për të stimuluar të menduarin kritik, ku përmes të menduarit kritik që është e një rëndësie të veçantë dhe me vlerë.

Mbështetur nga hulumtimet e deri tashme, të cilat kanë treguar se përdorimi i metodave, teknikave dhe strategjitë të reja i kontributit edhe formimit të qëndrimit pozitiv të nxënëseve ndaj lëndëve të ndryshme, gjë kjo shumë e nevojshme sidomos për punën mësimore dhe performancen e mësimdhënëse. Sipas publikimeve të deritashme dhe duke u bazuar në këto hulumtime arrijmë në përfundimin se me mësimdhënie në të cilën angazhohen nxënësit aktivisht në ndërtimin e të kuptuarit është shumë më efikasitet sesa cili do model i deritashëm i përgatitur nga mësimdhënësi, prandaj është me vlerë përdorimi dhe praktikimi i tyre në shkollat tona.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.