Hidromorava

Porosia e Marte Tunaj : Rrëfeni, tregoni botës se çka ndodhi me ne

/ 19 minuta lexim

Gjilan – Marte Tunaj është gruaja e parë që ka dëshmuar për dhunimin e kryer gjatë luftës në Kosovë. Marte Tunaj është heroina e parë e Kosovës e cila rrëfeu para trupit gjykues që përbëhej nga vendor e ndërkombëtar. Ajo kurrë nuk u dorëzua, ajo jetoj me nder dhe me një pension që pas shumë publikimeve që kisha bërë në gazetën “Lajm” dhe në portalin Rajonipress e ndihmoj Bajram Pajaziti. Marte Tunaj nuk e pati mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, as të institucioneve komunale të asaj kohe. Madje pas vdekjes e vetmja që ishte në ngushëllime ishte ish presidentja Atifete Jahjaga. Marte Tunaj gjithçka që ka bërë e ka bërë për Kosovën, gjeneratat e reja dhe për hir të së vërtetës e cila nuk u përkrah pothuajse asnjëherë. Millosh Jokiq u lirua nga burgu me ndërhyrjen e Hans Hakerupit dhe me aminin e Gjykatës së Gjilanit. Lexoni me kujdes të gjitha deklaratat dhe porositë që ka dhënë Marte Tunaj qysh nga viti 2008. Marte Tunaj meriton të shpallet heroina e Kosovës me medalje të veçantë, jo nga Presidenti, por nga Parlamenti i Kosovës.

RAJONIPRESS 14:27, 12 Tetor, 2014

Gjilan – Marte Tunaj është gruaja e vetme në Kosovë që ka dëshmuar për dhunimin e kryer gjatë kohës së luftës. Ajo tani është në moshë të shtyrë dhe merr një ndihmë prej 96 eurove. Marte Tunaj ka një porosi për femrat dhe gratë e dhunuara gjatë luftës, tani në kohën kur po bëhet identifikimi i tyre dhe kur shteti po mundohet tua sigurojë një pagë dinjitoze atyre. Rrëfeni dhe vetëm rrëfeni dhe tregoni botës se çka ndodhi me ne është porosia e saj.

Marte Tunaj ndryshe e njohur si burrnesha e Kosovës ende ka kujtime të hidhura e të rënda gjatë kohës së luftës së fundit. Ajo ishte e dhunuar nga serbët dhe është e vetmja grua kosave që në Gjykatë dëshmoj publikisht dhe nuk hezitoj të tregojë barbarinë e paramilitarëve serb, raporton rajonipress.

Tunaj tani ka një moshë të shtyrë dhe merr vetëm 96 euro ndihmë nga shteti. Thotë se shpreson shumë që kjo kategori do të sistemohet dhe do të përkrahet edhe më shumë në të ardhmen. “Kam dëgjuar se tani gratë e dhunuara po identifikohen në tërë Kosovën, por janë plotë gra që nuk duan të dëshmojnë. Unë mendoj se ato gabojnë shumë rëndë nëse nuk rrëfehen. Bota duhet të dijë se çfarë ndodhi me ne dhe ne duhet të rrëfejmë. Unë kam rrëfyer publikisht sepse kisha përkrahjen edhe të familjes, edhe gratë e tjera duhet rrëfejnë. Apeli im për të gjitha femrat dhe gratë e dhunuara gjatë luftës është : “Rrëfeni, rrëfeni” porositë Marte Tunaj.

Marte Tunaj me prejardhje nga Gjakova është e martuar në Verban të Vitisë dhe ka një histori interesante. Ajo më 30 maj të vitit 1999 ishte maltretuar, keqtrajtuar dhe përdhunuar nga paramilitari Millosh Jokiq ndaj të cilit më 25 shkurt të vitit 2000 ishte ngritur aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile në Viti. Në veçanti deklarata e Marte Tunajt se ishte dhunuar nga Jokiqi ishte aq e guximshme dhe trimëruese saqë Jokiq urgjentisht nga forcat e KFOR-it ishte arrestuar.
Por nuk përfundon këtu historia e Marte Tunajt. Ajo e kishte shumë të vështirë që pas luftës t`i rrëfente familjes dhe burrit për tërë atë që i kishte ndodhur me Jokiqin. “E mora guximin dhe i dhashë vetës detyrë që ta denoncoja në polici Jokiqin. E bëra këtë për hir të shumë nënave e grave shtatzëna që ishin keqtrajtuar nga Jokiqi. Burri im e mori vesh tek pasi u bë gjyqi dhe i jam shumë mirënjohës që më përkrahu deri në fund” rrëfen ajo për rajonipress.

Tunaj thotë se guximin për të dëshmuar si grua shqiptare ia fala Kosovës, djalit tim Sherifit i cili ishte pjesëtar i UÇK-së dhe ishte i vetmi i mitur në tërë rajonin e Vitisë.
Ajo së bashku me burrin e saj Vebih Selmanin dhe djemtë ishte pjesëmarrëse e luftës së fundit. Lufta me të mirat e me të këqijat asaj i solli një ngjarje tronditëse. Për shkak të aktivitetit në UÇK të burrit të saj dhe djemve ajo dhunohet nga paramilitarët serb.
Ajo thotë se gjatë luftës së fundit e ka fituar diabetin dhe vetëm për një muaj shpenzon mbi 80 euro vetëm për barna.”Nuk jam pishman që u kam dhënë bukë pjesëtarëve të UÇK-së dhe u kam qepur edhe rrobat. E kam bërë me vullnet e dëshirë , por nuk mund të pajtohem me faktin se Qeveria e përkohshme më përzuri nga vendi i punës dhe askush kurrë nuk është përkujdesur për mua” thotë ajo e revoltuar.

Martja thotë se e ka guximin të flas në emër të të gjitha grave të dhunuara që shteti të mendoj dhe të bëjë të pamundurën që tua mundësojë një pagesë dinjitoze. “Është gjynah që femrat e dhunuara të mbesin nën mëshirën e lëmoshës. Ato kanë nevojë për përkujdesje e tretmane të ndryshme mjekësore” shprehet ajo.

Ndryshe Marte Tunaj është femra e vetme në Kosovë që ka dëshmuar publikisht për dhunimin e kryer nga ana e Millosh Jokiqit. Tunaj ka dëshmuar në prezencë të burrit dhe publikut në sallë dhe si rezultat i rrëfimit të saj rrëqethës Jokiq ishte dënuar me 20 vite burgim.

Në gjykimin kundër Millosh Jokiqit patën dëshmuar 40 dëshmitarë në mesin e tyre edhe Marte Tunaj nga Verbani i Vitisë. Tunaj me dëshmi rrëqethëse pati prezantuar para trupit gjykues që udhëhiqej nga Patrice de Charette, shumë fakte dhe prova bindëse.
Millosh Jokiq sipas Marte Tunajt më 30 maj 1999 nën kërcënimin e thikës ka kryer marrëdhënie seksuale. Jokiqi ishte i armatosur deri në dhëmbë./rajonipress/

Ndahet nga jeta Marte Tunaj, heroina e Kosovës
RAJONIPRESS 16:57, 16 Maj, 2016

Gjilan – Marte Tunaj të dielën u nda nga jeta derisa të hënën me nderimet më të larta u varros në Verban të Vitisë. Marte Tunaj do të mbahet mend gjatë si një nënë e guximshme, një heroinë e cila nuk pati as frikë për të dëshmuar kundër kriminelëve serb. OVL e UÇK-së dega në Viti, me rastin e vdekjes së nënës së bashkëluftëtarit, Sherif Selmani kanë shprehur ngushëllimet më të përzemërta Sherif Selmanit, dhe familjes së tij e farefisit. Abdyl Bajrami ka thënë se nëpër duart e saja, kaluan jo vetëm ushqimet e veshmbathjet për ushtarët e lirisë, por edhe armë e municione.

Marte Tunaj u nda nga jeta këtë fundjavë, por pas vetës la një dëshmi rrëqethëse e trishtuese për luftën e fundit në Kosovë.

Për kontributin e Marte Tunajt në ceremoninë e varrimit folën edhe luftëtarë e përfaqësues të veteranëve të luftës.

Abdyl Bajrami nga OVL e UÇK-së tha se i jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë luftës të nënës Marte Tunaj dhe familjes Selmani.
”Familja e Sherif Vehbi Selmanit na mbështeti në kohët më të vështira të luftës për liri të UÇK-së. Rreth shtëpisë së tij u zhvilluan shumë aktivitete në kuadër të organizimit e zhvillimit të UÇK-së për anën tonë e më gjerë. Nëna e Sherif Selmanit ishte një grua e vendosur dhe shumë e guximshme dhe e gatshme në çdo moment të sakrifikohej për liri. Nëna e Sherif Selmanit do të mbetet në kujtesën tonë si një nënë që edukoi fëmijët e sajë të luftojnë për liri. Nëpër duart e saja, kaluan jo vetëm ushqimet e veshmbathjet për ushtarët e lirisë, por edhe armë e municione. Nëna e Sherifit ishte shembull konkret, se edhe femrat dhënë kontribut të çmueshëm për lirinë, që po e gëzojmë sot” tha Abdyl Bajrami./rajonipress/

Marte Tunaj: Shteti nuk duhet t`i harrojë femrat e dhunuara

RAJONIPRESS 08:38, 5 Gusht, 2013

Gjilan – Marte Tunaj është gruaja e vetme në Kosovë që ka dëshmuar për dhunimin e kryer gjatë kohës së luftës. Ajo tani ka 65 vite dhe merr një ndihmë prej 96 eurove. Është e befasuar se si tani pas 15 vitesh ende Qeveria, Parlamenti dhe deputetet kanë hamendje se a duhet apo jo të ndihmohet kjo kategori. Po më vije turp kur po i shoh tek shtyhen se a ka apo jo buxhet për të kompensuar gratë e dhunuara shprehet ajo për rajonipress.
Marte Tunaj me prejardhje nga Gjakova është e martuar në Verban të Vitisë dhe ka një histori interesante. Ajo më 30 maj të vitit 1999 ishte maltretuar, keqtrajtuar dhe përdhunuar nga paramilitari Millosh Jokiq ndaj të cilit më 25 shkurt të vitit 2000 ishte ngritur aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile në Viti. Në veçanti deklarata e Marte Tunajt se ishte dhunuar nga Jokiqi ishte aq e guximshme dhe trimëruese saqë Jokiq urgjentisht nga forcat e KFOR-it ishte arrestuar.

Por nuk përfundon këtu historia e Marte Tunajt. Ajo e kishte shumë të vështirë që pas luftës t`i rrëfente familjes dhe burrit për tërë atë që i kishte ndodhur me Jokiqin. “E mora guximin dhe i dhashë vetës detyrë që ta denoncoja në polici Jokiqin. E bëra këtë për hir të shumë nënave e grave shtatzëna që ishin keqtrajtuar nga Jokiqi. Burri im e mori vesh tek pasi u bë gjyqi dhe i jam shumë mirënjohës që më përkrahu deri në fund” rrëfen ajo për rajonipress.

Tunaj thotë se guximin për të dëshmuar si grua shqiptare ia fala Kosovës, djalit tim Sherifit i cili ishte pjesëtar i UÇK-së dhe ishte i vetmi i mitur në tërë rajonin e Vitisë.
Ajo së bashku me burrin e saj Vebih Selmanin dhe djemtë ishte pjesëmarrëse e luftës së fundit. Lufta me të mirat e me të këqijat asaj i solli një ngjarje tronditëse. Për shkak të aktivitetit në UÇK të burrit të saj dhe djemve ajo dhunohet nga paramilitarët serb.
Martja tani ka 65 vite dhe merr nga shteti një ndihmë prej 96 eurove. Përcjellë me vëmendje tërë debatin rreth femrave të dhunuara gjatë luftës dhe nuk i vije mirë që dikush flet me paragjykim për këtë kategori. “Jam e befasuar dhe shumë e shqetësuar me ato diskutime në Parlament e Qeveri rreth asaj se a duhet apo nuk duhet të paguhen këto femra të dhunuara. Vërtet është turp për këtë Qeveri e këto institucione që ende pas 15 vitesh diskutohet se a duhet apo jo të kenë ndihma financiare femrat e dhunuara” shprehet Martja.

Ajo thotë se gjatë luftës së fundit e ka fituar diabetin dhe vetëm për një muaj shpenzon mbi 80 euro vetëm për barna.”Nuk jam pishman që u kam dhënë bukë pjesëtarëve të UÇK-së dhe u kam qepur edhe rrobat. E kam bërë me vullnet e dëshirë , por nuk mund të pajtohem me faktin se Qeveria e përkohshme më përzuri nga vendi i punës dhe askush kurrë nuk është përkujdesur për mua” thotë ajo e revoltuar.

Martja thotë se e ka guximin të flas në emër të të gjitha grave të dhunuara që shteti të mendoj dhe të bëjë të pamundurën që tua mundësojë një pagesë dinjitoze. “Është gjynah që femrat e dhunuara të mbesin nën mëshirën e lëmoshës. Ato kanë nevojë për përkujdesje e tretmane të ndryshme mjekësore” shprehet ajo.

Ndryshe Marte Tunaj është femra e vetme në Kosovë që ka dëshmuar publikisht për dhunimin e kryer nga ana e Millosh Jokiqit. Tunaj ka dëshmuar në prezencë të burrit dhe publikut në sallë dhe si rezultat i rrëfimit të saj rrëqethës Jokiq ishte dënuar me 20 vite burgim.

Uji Dea

Në gjykimin kundër Millosh Jokiqit patën dëshmuar 40 dëshmitarë në mesin e tyre edhe Marte Tunaj nga Verbani i Vitisë. Tunaj me dëshmi rrëqethëse pati prezantuar para trupit gjykues që udhëhiqej nga Patrice de Charette, shumë fakte dhe prova bindëse.
Millosh Jokiq sipas Marte Tunajt më 30 maj 1999 nën kërcënimin e thikës ka kryer marrëdhënie seksuale. Jokiqi ishte i armatosur deri në dhëmbë.
“Ai së pari i mori të gjitha të hollat nga banorët dhe mua më qoi në kuzhinë ku më urdhëroi të zhvishem. Refuzova me tërë forcën time , por ai nxori thikën dhe nën kërcënimin e thikës , kreu marrëdhënie seksuale “ kishte rrëfyer Tunaj./rajonipress/ Marte Tunaj e vetmja femër shqiptare që dëshmoi për tmerret e luftës ndihet e vetmuar

Jokiqi nuk guxon të falet, në të kundërtën do të ishte turp për Kosovën

Marte Tunaj që nga koha kur ka dëshmuar kundër Millosh Jokiqit i cili e kishte dhunuar gjatë kohës së luftës thotë se asnjë institucion kosovar nuk e ka vizituar. Kam qenë në Londër, në Zvicër për tu shëruar nga traumat. Millosh Jokiqi do të ishte turp të falej. Nëse nuk e bënë Qeveria unë do të kërkojë gjyq ndërkombëtarë.

Verban-Viti, 4 maj 2008

Marte Tunaj e cila ka prejardhje nga Gjakova , por që është e martuar në Verban të Vitisë edhe pas shtatë vitesh ende nuk ka një përgjigje të qartë as për vetën si viktimë, por as për familjen e saj. Ajo më 30 maj të vitit 1999 ishte maltretuar, keqtrajtuar dhe përdhunuar nga paramilitari Millosh Jokiq ndaj të cilit më 25 shkurt të vitit 2000 ishte ngritur aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile në Viti.

Në veçanti deklarata e Marte Tunajt se ishte dhunuar nga Jokiqi ishte aq e guximshme dhe trimëruese saqë Jokiq urgjentisht nga forcat e KFOR-it ishte arrestuar. Por nuk përfundon këtu historia e Marte Tunajt. Ajo e kishte shumë të vështirë që pas luftës t`i rrëfente familjes dhe burrit për tërë atë që i kishte ndodhur me Jokiqin. “E mora guximin dhe i dhashë vetës detyrë që ta denoncoja në polici Jokiqin. E bëra këtë për hir të shumë nënave e grave shtatzëna që ishin keqtrajtuar nga Jokiqi. Burri im e mori vesh tek pasi u bë gjyqi dhe i jam shumë mirënjohës që më përkrahu deri në fund” rrëfen ajo.

Por, Marte Tunaj përkundër dëshmisë trishtuese të saj në seancat gjyqësore dhe përkundër faktit se Millosh Jokiq u dënuan me 20 vite burgim nga një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Hasan Sadiku, ai më vonë u lirua si pasojë e një pazari që patë bërë Hans Hakerup me të burgosurit shqiptarë që ndodheshin në Serbi. “Është turp për Qeverinë e Kosovës dhe në veçanti për Ministrinë e Drejtësisë që ta falë Jokiqin. Nëse këta të Qeverisë nuk e iniciojnë procedurën e ndjekjes unë do të kërkojë gjyq ndërkombëtarë për Jokiqin.

Tash Marte Tunaj me tërë atë trishtim që e bartë me vete gjatë gjithë kohës detyrohet të kërkojë shërim në Londër , në Zvicër, por e përkrahur nga askush. “Kanë kaluar shtatë vite dhe asnjë institucion kosovar nuk më ka vizituar. Madje nuk posedojë as pension invalidor e mos të flas për ndonjë përkrahje materiale. Guximin tim për të dëshmuar si grua shqiptare ia fala Kosovës, djalit tim Sherifit i cili ishte pjesëtar i UÇK-së dhe ishte i vetmi i mitur në tërë rajonin. Edhe burrin e kisha pjesëtar të UÇK-së dhe Millosh Jokiqi më detyroi me forcë dhe nën tytat e pushkës dhe thikës që të bëjë çka të dojë në trupin tim dhe në trupin e femrave shqiptare. Jam ndier shumë e mërzitur dhe njëkohësisht edhe e trishtuar kur kam dëgjuar se Jokiqi ka shkuar në Serbi dhe ndodhet në liri. Nuk guxon të falet ai kriminel dhe ajo bishë sepse gjeneratat e reja nuk do na falin. Unë kam mbetur me pasoja të rënda sepse natën nuk mund të rehatohem sepse më kujtohen detajet e tmerrshme që na solli ky Jokiqi. Unë do të bëjë edhe një hap tjetër nëse heshtet rasti. Do ta padisë UNMIK-un që bëri pazare me ndjenjat tona shprehet ajo.

Marte Tunaj është e zhgënjyer edhe në institucionet e Vitisë për të cilat thotë se pas 22 vitesh pune e kanë hedhur në rrugë. “Hedhjen në rrugë e kam dhuratë prej qeverisë lokale” thotë e revoltuar ajo.

Behxhet Shala nga KMDLNJ thotë se i kujtohet shumë mirë rasti i Marte Tunaj. Ai thotë se është turp për institucionet kosovare nëse do ta harronin këtë kategori. Tunaj ishte femra e parë që inkurajoi edhe të tjerat për të dëshmuar. Ajo duhet edhe tani të përkrahet dhe të dërgohet për shërim apo rehabilitim. Ajo dhe femrat tjera të keqtrajtuara duhet të kenë një tretman të veçantë dhe duhet të ndihmohen edhe materialisht nga qeveria. Thjeshtë ato nuk guxojnë të izolohen nga shoqëria. Kurse për Millosh Jokiqin ende nuk është vonë që ai të kërkohet të kthehet në Kosovë sepse ka pasur akuzën për krime të luftës thotë Shala.
BOX
Për çka akuzohej Millosh Jokiq
Millosh Jokiq i akuzuar për krime lufte nga Gushica e Vitisë ishte përgjegjës për maltretimin, rrahjen, vrasjen, dhunimin, dhe dëbimin e popullatës shqiptare gjatë kohë së luftës . Ishe përgjegjës për djegien e fshatrave shqiptare, plaçkitjen e pasurisë së tyre. Me dashje kishte privuar nga jeta më 9 maj 1999 Rexhep Emërllahun, Ramadan Beratin .Më 30 maj 1999 Marte Tunajn pasi e maltreton dhe e plaçkit nën kërcënimin e thikës i veshur me tesha të zeza, me bomba dhe bajoneta e detyron të kryejë marrëdhënie seksuale.

Pas publikimit në “Lajm” Ministria e punës zbulon Marte Tunajn
Tunaj merr pension jetësor

Ky është një lajm i mirë për mua dhe familjen time sepse dëshmon përkushtimin e institucioneve shtetërore ndaj kësaj kategorie thotë Marte Tunaj. Bajram Pajaziti tha se Tunaj do të marrë një pension gjatë tërë jetës si viktimë e luftës.

Gjilan 5 gusht
Pas publikimit në “Lajm” për rastin e Marte Tunaj nga Verbani i Vitisë , femra ndoshta e vetme shqiptare që dëshmoi publikisht në një proces gjyqësor ndaj Millosh Jokiqit i cili e kishte maltretuar, keqtrajtuar dhe dhunuar më 30 maj 1999, Ministria e punës dhe mirëqenies sociale pasi ka lexuar shkrimin në “Lajm” është tmerruar nga rasti i saj dhe ka vendosur që ajo menjëherë të aplikojë për pensionin që i takon me ligj në cilësinë e viktimës së luftës.

Bajram Pajaziti nga departamenti i pensioneve në kuadër të MPMS , ku hynë kategoritë e familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimat e luftës tha se Marte Tunaj është udhëzuar që të aplikojë në ministrinë e punës meqë konsiderohet si viktimë e luftës. Ajo do ta marrë një pension gjatë tërë jetës dhe i mbetet komisionit që ta vlerësojë shkallën e invaliditeti edhe pse jam i sigurt se ajo do të përfitojë një shumë mujore prej 100 eurove tha Pajaziti.

Marte Tunaj tha se ky është një lajm i mirë për mua dhe familjen time sepse kjo dëshmon përkushtimin e institucioneve shtetërore ndaj kësaj kategorie .Për këto vite të pasluftës nuk kam përfituar asgjë nga shteti edhe pse unë kam mbetur me pasoja të rënda sepse natën nuk mund të rehatohem sepse më kujtohen detajet e tmerrshme të vitit 1999.

Tunaj thotë se pas publikimit në “Lajm” ka marrë oferta nga Danimarka dhe Zvicra që të shkojë atje dhe të shërohet .”Nuk do ta braktisë Kosovën për asnjë moment dhe ende nuk kam hequr dorë që edhe njëherë para gjykatësve shqiptarë ta gjykojë Millosh Jokiqin. Nuk kam dëshirë që rasti im të mbetet sekret sepse gjeneratat e reja duhet ta kuptojnë dhe ta njohin historinë e serbëve. Denoncimin publik kundër Millosh Jokiqit e kam bërë për hir të shumë nënave e grave shtatzëna që ishin keqtrajtuar nga Jokiqi. Guximin tim për të dëshmuar si grua shqiptare ia fala Kosovës, djalit tim Sherifit i cili ishte pjesëtar i UÇK-së dhe ishte i vetmi i mitur në tërë rajonin. Edhe burrin e kisha pjesëtar të UÇK-së dhe Millosh Jokiqi më detyroi me forcë dhe nën tytat e pushkës dhe thikës që të bëjë çka të dojë në trupin tim dhe në trupin e femrave shqiptare. Jam ndier shumë e mërzitur dhe njëkohësisht edhe e trishtuar kur kam dëgjuar se Jokiqi ka shkuar në Serbi dhe ndodhet në liri. Nuk guxon të falet ai kriminel dhe ajo bishë sepse gjeneratat e reja nuk do na falin ka thënë më herët Marte Tunaj./rajonipress/

Porosia e Marte Tunaj : Rrëfeni, tregoni botës se çka ndodhi me ne

Ndahet nga jeta Marte Tunaj, heroina e Kosovës

Marte Tunaj: Shteti nuk duhet t`i harrojë femrat e dhunuara