KKGJILAN

Populli gjithmonë hjek për “Shtet”

/ 6 minuta lexim

Nga Shaip Ajeti – Secili prej nesh është dëshmitarë i asaj që po ndodhë me ne, me popullin tonë, gjithmonë të vuajtur, të shtypur, të hjekur dhe me pamundësi zhvillimi po thuajse në çdo aspekt. Pa qenë nevoja të përmendim tmerrin e luftës së fundit e që më mirë nuk kemi qenë me shekuj në të kaluarën , në një far mënyre lufta po vazhdon.

Armiqtë tanë të betuar po vazhdojnë të na luftojnë në çdo kohë, në mënyra të ndryshme por me qëllim të njëjtë, e këtë luftë po ja lehtësojmë edhe vet ne.

Mos dija e të bërit shtet, lufta për pushtet (karrige) e asnjëherë për popull, punësim, depërtim dhe shumëçka tjetër vetëm përmes grupeve partiake, interesa të ngushta. Nuk i mbetet zgjidhje tjetër rinisë sonë, pos të kërkojnë të dalin jashtë vendit, me qëllim të gjejnë punësim dhe një jetë më të mirë.

Kjo nuk është luftë që po na e bënë vetëm armiku ynë veriorë, por edhe punëtorët e tyre që dje dhe sot kanë dhe po udhëheqin me këtë shtet. Pesëmbëdhjetë (15) vite pas luftës së fundit, ekonomia e vendit është çdo vit e më keq, po thuajse në zero, s`ka prodhim të mjaftueshëm edhe ato që janë, pak apo fare ndihmë nuk kanë nga shteti, shëndetësia, arsimi ushtria dhe shumë sfera tjera me të meta dhe probleme që çdo ditë e më shumë po e rendojnë jetën e qytetarit. Nuk e di nëse e kanë nga mosdija apo nga përgatitja shumë e vogël arsimore e morale, mirëpo udhëheqësit tanë po i lehtësojnë punët armiqve tanë.

Në gjithë botën me rastin e emërimit në një post si; Kryeministër, President, kryetarë kuvendi etj, bëhet duke u betu në zot dhe në libër të shenjtë, tek ne betimi bëhet vetëm me ngritje dore dhe me fjalë, edhe atë jo në gjitha postet udhëheqëse e të ndjeshme të shtetit.

Me të drejtë mundë të bëhet pyetja se; A është shumë me rëndësi ky akt betimi para qytetarëve me libër të shenjtë?

Natyrisht se po. Shumë e thjeshtë dhe logjike. Një njeri që nuk është familjarë i mirë, besimtarë, me moral, arsimim adekuat për punën e caktuar nuk pritet gjë e mirë prej tij. Fatkeqësisht sot mundë të themi se ata që ne zgjodhëm nuk ishin dhe nuk janë ata që dinë ta bëjnë punën e tyre, nuk ishin dhe nuk janë të fesë, me moral dhe të përgatitur për zhvillimin e vendit. Por, duke quar çdo ditë e më shumë poshtë e më poshtë çdo vlerë dhe çdo gjë që përmendëm. Me ose pa dije shteti ynë po humbë gjithçka që ky popull çka nuk hoqi deri sa arriti këtu. E pra, a po punojmë ne për shtet ? a po kujdesën këta udhëheqës, kjo e ajo qeveri për këtë popull ? Ajo që po shihet është si mos më keq, jo dhe jo. Populli çdo ditë e më keq, ndërsa të zgjedhurit tanë, pasurohen nga dita në ditë.

Unë si një i ri dhe qytetarë i këtij vendi, po ndihem shumë keq me ikjet e rinisë nga shtëpitë e tyre, ashtu si edhe çdo njeri tjetër i ri apo i vjetër, dhimbja e tyre për këtë gjë është shumë e madhe. Shpresoj se do të bëhet mirë, or, zoti ka thënë, për të bërë diçka duhet shumë punë (t`i prijshë atijë synimi), uroj që qeveria të angazhohet seriozisht dhe të punojë si duhet, të shërohet kjo plagë.

UBT

Populli ynë nuk e ka të pa njohur këtë luftë që na e bënë Serbia, një dëbim masiv nga Kosova për në Turqi ishte bërë para disa dekadave më saktësisht në vitet 1955/65, dhe arriti në spastrim të tokave, qyteteve e fshatrave të tëra shqiptare, e që më vonë vazhdojë me luftë dhe zgjerimin e këtij shteti shovenist serb. Eh këtu vlen fjala e urtë popullore.

Një popull që e harron të kaluarën e tij të hidhur, është i dënuar ta jetojë prapë të njëjtën, ndoshta edhe më keq. Atëherë nuk kishim shtet, ndërsa sot e kemi, të dobët por e kemi. Të qëndrojmë dhe të punojmë shumë dhe si ka thënë zoti, drejtë, mirë. Sigurisht me punë do të arrijmë atë qe kemi dashtë gjithmonë dhe do ti tejkalojmë problemet e ndryshme.

Mos ta harrojmë të kaluarën, të punojmë për vendin tonë. Kemi bërë shtet, ta mbajmë. Gjithë udhëheqësit mos të harrojnë se kanë obligim Familjar, moral, fetarë ndaj secilit qytetarë.

Njëjtë edhe ne si qytetarë do të japim gjithçka prej vetës për shtetin tonë.

Të qëndrojmë këtu sepse përderisa shqiptarët po largohen vazhdimisht po ftohen dhe po vijnë ata që nuk e kishin kurrë dhe nuk e kanë vendin këtu. Qindra e mijëra janë shifrat e shqiptarëve që po migrojnë duke i bërë edhe më të lehtë rrugën e tyre shteti serb i cili ka hap një korridor të cilin shqiptarët e Kosovës do të kalojnë me pak para. Qëllimi është i qartë.

Ta mbrojmë vendin tonë, është shtëpi e jona të cilën shumë gjenerata dhanë jetën dhe se panë kurrë me sy këtë bekim që aq shumë e deshën, pra bërjen e shtetit. Ju lutem mos lëshoni shtëpinë, vendin tuaj, askund nuk gjeni si vendi i juaj.

Më mirë një shtëpi të vogël e jo shumë të pasur, se sa një shtëpi të madhe, të pasur e pa njerëz, pa gëzim familjarë dhe me mërzi.

Shaip A. Ajeti Student në vitin e dytë (II-të) Master ‘’Studimet e shkencave të sigurisë’’ Prishtinë.