FITORJA

Politikëbërja në Gjilan

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Fazli Behluli – Zhvillimet politike në Gjilan dhe më gjerë domosdoshmërish janë të ndërlidhura me proceset e natyrave të ndryshme nëpër të cilat po kalon vendi e më shumë atë zgjedhor që do të ndodhë këto muaj të vitit, proces i cili shumë herë ka qenë i kontestuar dhe ka shkaktuar kriza, incidente dhe bojkote nga grupe të caktuara të organizimit shoqëror por dhe përplasje në përfaqësimin dhe zgjidhjen e problemeve të caktuara shoqërore përfshirë ato të karakterit ekonomik, social, arsimor, kulturor e fetarë.

Shikuar nga ky këndvështrim zhvillimet aktuale në skenën politike në Gjilan, po karakterizohen me rritje të identifikimit të elementëve nacionaliste të aktorëve politikë qofshin ata të rinj apo jo në politikë.

Qasja e këtyre aktorëve ndaj elementëve me tematikë të tillë, shpërfaqjes së tyre më shumë se ndaj temave të konsolidimit të shtetit, nocionit të demokracisë dhe qeverisjes së mirëfilltë tregon që aktorët e tillë dëshirojnë të nxisin më shumë reagime të cilat do të kenë ndikim emotiv dhe të ngrisin në një masë kredibilitetin e subjekteve të caktuar politikë të tyre në kohë zgjedhjesh.

Megjithatë kjo qasje mund të konsiderohet një ashtu si mungesë e ofrimit të alternativave mbi konceptin e qeverisjes së mirëfilltë e në veçanti në sferën e ekonomisë dhe zhvillimit të demokracisë në përgjithësi.

Subjektet politike po përgatisin platformat e tyre qeverisëse, të cilat duhet të jenë shumë konkurruese në një mjedis të tillë dinamik të zhvillimit të alternativave plurale të partive politike. Mendoj se po ta shikojmë mendësinë e veprimit të partive politike të gjitha do të ngarendin të jenë të parat sipas tyre por më shumë se kaq këtë duhet ta përcaktojnë programet e mirëfillta, alternativat qeverisëse dhe të realizueshme të partive politike në vend dhe këtë e dinë më së miri qytetari i Gjilanit.

Partitë politike në pushtet deri më tani janë munduar të gjejnë forma edhe pse të vonshme të rifillojë punët të cilat ia kanë borxh qytetarëve Gjilanas, në realizimin e disa projekteve të cilat janë kruciale për një jetë më të mirë të qytetarëve të saj. Një politikë e cila ngarend për pozicionim të interesave të saja të ngushta, grupore e klienteliste nuk do shumë mend se nuk do të jetë alternativë e cila do të jetë konkurruese në këtë garë politike.

ARKATANA

Opozicionimi i mirëfilltë i subjekteve politikë jashtë pushtetit duke përcaktuar në mënyrë të mirëfilltë rolin e tyre dhe ofrimin e alternatives qeverisëse në çdo resor e në veçanti atë të zhvillimit ekonomik pikërisht se ekonomia gjithnjë është në krye të interesit të qytetarit Kosovarë e aq më shumë në këtë nivel papunësie në vendin tonë do të ishte e mirëseardhur për qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë.

Qytetarët gjithnjë e më tepër ndihen të shqetësuar lidhur me të ardhurat e tyre të pamjaftueshme, mungesën e vendeve të punës dhe thellimin e varfërisë në vend, probleme me të cilat po ballafaqohen edhe vendet e rajonit e të botës.

Perceptimet e qytetarëve për puthet mjaft mire me ekonominë e vendit e cila assesi nuk po mund të gjenerojë vende të reja pune, të rinjtë të cilët çdo ditë e më shumë po përfundojnë specializimet e tyre studimore në vendin tonë dhe jashtë saj, kërkojnë punë e cila u ndihmon të përcaktojnë statusin e tyre ekonomik e social edhe fatet e tyre familjare e shoqërore.

Në të vërtetë subjektet politikë si aktorë të mirëfilltë në politikë do ishte e dinjitetshme të konkurrojnë, pa retorikë boshe për “hapjen e numrit të caktuar të vendeve të punës” apo “rregullimin e infrastrukturës rrugore”, por me një platformë analize të mirëfilltë të përcaktuar në alternativat e tyre qeverisëse për çdo resor që është prioritet për qytetarët e Gjilanit, për të arritur denjësisht epilogun e fitores në këtë proces të ndërlikuar dhe të ndikuar nga shumë faktorë brenda procesit politik të zhvillimit të demokracisë në vend.

Autori është jurist i diplomuar , Politolog i diplomuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.