Policin e lagjes nuk e njeh askush

Koncepti i policit në bashkësi vlerësohet se as për së afërmi nuk ka arritur të implementohet në Policinë e Kosovës (PK), ani pse është pjesë e strategjive të kësaj policie që nga 2012-ta, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky koncept, i cili parasheh që policia të jetë më bashkëpunuese me qytetarët t’i takojë ata, të patrullojë në këmbë dhe t’i identifikojë kërcënimet dhe rreziqet që mund t’i kanosen një komuniteti “nuk po realizohet në terren”.
Këto janë vlerësime të organizatave të shoqërisë civile që merren me çështje të sigurisë. Qytetarët janë ata që pohojnë se nuk iu ka rastisur të shihnin apo takonin ndonjë polic përgjegjës për lagjen e tyre.
Kurse policia vlerëson se është duke përmbushur objektivat e saj konform strategjisë për këtë çështje./Koha Ditore/