ARKATANA

Policia për sulmin ndaj kanalit të ujit: Akt terrorsist, do ta përdorim gjithë asistencën e ndërkombëtarëve për hetim

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Policia e Kosovës e ka quajtur akt kriminal terrorist shpërthimin e mbrëmshëm në Zubin Potok, që dëmtoi kanalin e ujit të Ibër Lepencit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka thënë do të përdorë të gjitha aftësitë dhe asistencën nga komuniteti ndërkombëtar për të hetuar provat dhe për të gjetur personat përgjegjës, raporton Express.

Policia ka thënë se hetimet fillestare tregojnë se ekziston dyshimi i bazuar se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe i kryer me eksploziv.

“Nga Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente, janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, të ndalimit të rrjedhjes së ujit si dhe mundësisë së sanimit të kanalit të ujit. Njëkohësisht nga Policia e Kosovës, njësia për trajtimin e materieve eksplozive janë duke u kryer hetime intensive dhe ekzaminime në vendin e ngjarjes, nga të cilat është konstatuar se shpërthimi/detonimi ka qenë sulm i qëllimshëm, akt kriminal terrorist i kryer nga person/a të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Policia ka thënë se ka rritur masat e sigurisë në lokacionet sensitive dhe do të vazhdojë të punojë intensivisht drejt zbardhjes dhe ndriçimit të rastit, “për të cilin nga hetimet fillestare ekziston dyshimi i bazuar se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe i kryer me eksploziv nga individ apo grup kriminal, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale”.

ARKATANA

“Së bashku, do të përpiqemi për të gjetur individët përgjegjës për këtë rast e edhe për sulmet tjera ndaj stacionit të policisë në Zveçan dhe ndërtesës së komunës”, është thënë në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur mbrëmë se janë duke hetuar të gjitha rrethanat se si ka ndodhur shpërthimi.

Për Gazetën Express, Valon Preteni ka thënë se prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe në bashkëpunim më akterët e tjerë të drejtësisë janë duke u marrë me rastin në fjalë.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës, Njësinë Antiterrorizimit, dhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës. Të gjitha rrethanat se si ka ndodhur rasti në fjalë janë duke u hetuar”, ka thënë Preteni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.