UBT

Policia paradite emëron, pasdite anulon

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kur dy javë më parë, njëri prej rreth shtatëdhjetë të graduarit brenda Policisë së Kosovës kishte marrë vendim për emërim si komandant në njërin nga stacionet e policisë, fort ishte gëzuar. Në fakt më 16 gusht 2013, janë nënshkruar disa emërime të reja dhe lëvizje në stacionet e ndryshme të policisë në mbarë vendin.

Me gradën e re pas konkursit që është përmbyllur kohë më parë brenda forcave të rendit, edhe personi që foli për Tribunën në kushtet e anonimitetit, priste të avancohej në detyrë.

Eco Higjiena

Personi për të cilin bëhet fjalë është njëri prej shumë të tjerëve që për disa orë mori detyrë të re si komandant stacioni në njërin nga më shumë se 30 të tilla sa janë në tërë vendin.

Tribuna e ruan anonimitetin e këtij zyrtari të policisë, i cili përjetoi një habi e zhgënjim të madh veç katër orë më vonë. Gëzimi i tij ishte fare i shkurtër. Ende pa e lexuar mirë vendimin e parë me të cilin emërohej komandant, atij iu komunikua vendim i dytë me urdhër direkt nga Prishtina zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Caktimi i tij në detyrën e re është shtyrë në një afat të pacaktuar. (Tribuna).