UBT

Policia në Gjilan me fushatë sensibilizuese për ruajtjen e ambientit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përmes sensibilizimit dhe marrjes së masave individuale dhe kolektive, mund të ndihmojmë në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe të qëndrueshëm për ne dhe brezat e ardhshëm.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i sektorit dhe njësiti për komunitet të Stacionit Policor Gjilan, në bashkëpunim me grupin “Positiv Fighters” nga OJQ “Pen” e përbërë nga nxënës të shkollës së mesme të gjimnazit të shkencave natyrore në Gjilan, nën mbështetje të komunës së Gjilanit, UNICEF-it dhe bashkëpunimit me ambasadën Suedeze në Kosovë, sot me datën 24.10.2023 në disa pjesë të qytetit të Gjilanit kanë realizuar një aktivitet sensibilizues për qytetarë rreth rëndësisë së përdorimit të mjeteve të transportit me emetim minimal të gasit dhe ruajtjen e ambientit.

Automjetet edhe pse shumë të nevojshme, kanë një ndikim të madh në ndotjen e ambientit. Është koha të ndërgjegjësohemi dhe marrim masa për të minimizuar ndikimin negativ të automjeteve në mjedis.

Uji Dea

Ndotja nga emetimi i gazrave dhe tymit është një nga problemet kryesore që vjen nga përdorimi i automjeteve. Ndotja e ajrit ka pasoja serioze për shëndetin tonë dhe për ekosistemet që na rrethojnë. Përveç ndotjes së ajrit, rrjedhjet e ujërave të ndotura nga automjetet mund të dëmtojnë burimet ujore dhe ekosistemet e ujërave të ëmbla.


Andaj përdorimi i mjeteve të transportit të përshtatshme, si biçikleta, ose përdorimi i mjeteve elektrike, mund të jetë një zgjidhje efikase për të zvogëluar ndotjen e ujërave.

Përmes sensibilizimit dhe marrjes së masave individuale dhe kolektive, mund të ndihmojmë në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe të qëndrueshëm për ne dhe brezat e ardhshëm thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.