Uji Dea

Policia në aksion kundër bastoreve të paligjshme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Njësitë Kundër krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës nga shtabi qendror që veprojnë në Rajonin e Gjilanit, në bashkëpunim me Njësitin e Doganës së Kosovës, kanë realizuar kontroll në dy komuna, katër lokacione të ndara të bastoreve sportive dy në fshatin Radivojcë komuna Viti, dhe dy lokacione bastore sportive në Kamenicë me dyshimin se të njëjtat zhvillojnë veprimtari ilegale.

Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë rajonale në lokacionin e parë në fshatin Radivojc, Viti është kontrolluar bastorja “Super Bast”, ku gjatë kontrollit janë hasur pajisje kompjuterike me të cilin dyshohet se është zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave “Keno”, ku janë konfiskuar këto pajisje.

Në lokacionin e dytë po në fshatin Radivojc -Viti pas kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate të kompanisë “Merkur” që ishin të instaluar pa leje përkatëse.

HW

Në lokacionin e parë në Kamenicë është kontrolluar bastorja “Super sport”, ku gjatë kontrollit është hasur të instaluara pajisje kompjuterike me të cilin dyshohet se është zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave “Keno”, për çka edhe janë konfiskuar të gjitha këto pajisje.

Në lokacionin e dytë Komuna Kamenicë në fshatin Bosce është kontrolluar një lokal i lojërave të fatit, ku gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ka të instaluar një bastore e cila nuk është e licencuar, ku dyshohet se është zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave “Keno”, për çka edhe janë konfiskuar aparatet e këtyre lojërave.

Në lidhje me të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar Prokuroria Themelore, Gjilan. Hetimet e këtij rasti do të vazhdojnë në koordinim me institucionet e lartshënuara tha Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.