RCCOLA

Policia me fushatë vetëdijësuese për pjesëmarrësit në komunikacion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti i Komunitetit dhe njësiti i Biçiklistëve të Stacionit Policor në Gjilan, në kuadër të zbatimit të planit operacional “Siguria në komunikacionin rrugor” dhe fushatës vetëdijësuese para fillimit të vitit të ri shkollorë, sot me datën 24.08.2022 kanë zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në disa pjesë të qytetit të Gjilanit.

Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë fletëpalosje të cilat apelojnë tek qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion që së bashku të kontribuojmë për sigurinë e përgjithshme në të mirë të të gjithë qytetarëve.

KKVITI

Policia përmes kësaj fushate apelon tek pjesëmarrësit në komunikacion që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që të kenë:
• Vozitje të kujdesshme dhe respektim të rregullave në komunikacion
• Mbajtje të distancës së nevojshme në mes të automjeteve
• Kujdes këmbësorëve gjatë kalimit të shtegut
• Mos përdorim të telefonit gjatë vozitjes etj.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarë thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/