Hidromorava

Policia: Masa ligjore për të gjithë ata që bezdisin qytetarët duke kërkuar lëmoshë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet Policia në Komunitet nga stacioni policor i Gjilanit kanë evidentuar një numër në rritje të personave që po kërkojnë lëmoshë në pjesë të ndryshme të qytetit e veçanërisht nëpër qendra tregtare, pran oborreve të xhamive dhe në qendër të qytetit.

Që nga fillimi i vitit pra në periudhën kohore Janar-Qershor 2018 nga ana e policisë së Kosovës janë evidentuar gjithsej 28 raste: Prej tyre 18-raste PRQP, Kërkim i lëmoshën në vend Publik 7 raste ku është mbajt (shënim zyrtare proforma policore), si dhe 3-rast është njoftuar QPS pasi që lëmoshë kërkuesit, delikuentet kanë qen të mitur.

Gjithsejtë janë kontrolluar 46 Persona, nga ta kanë qenë: të rritur 36 ,dhe fëmijë 10.
Në bazë të gjeturave evidente, Lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës kanë qenë 36, nga Republika e Shqipërisë 9, dhe nga Republika e Maqedonisë 1.

Me vendim të Gjykatës, Divizioni i Kundërvajtjes 4-Persona të Rritur të shoqëruar me një fëmijë janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.

FIDANISHTJA

Vërtet janë skena jo të mira, dhe shkaktojnë bezdisje për qytetarët, pasi që një numër jo i vogël janë gra dhe fëmijë.

Besohet se ofrimi i të hollave nga qytetarët po i josh ata që të jenë të pranishëm duke i ekspozuar edhe fëmijët në ditë me temperatura shumë të nxehta, gjersa shumë shpesh këto ndihma që i ofrojnë qytetarët me gjithë ndjenjën e humanitetit, ato të holla mund edhe të keqpërdoren nga persona keqbërës.

Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha masat ligjore që këta persona të largohen nga rruga thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.