Fundamenti

Policia konfiskon substanca narkotike, arrestohet i dyshuari

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën “Hasan Tahsini” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kryerjes së bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: tetë shishe të mbushura metadon 10 mg/1ml-ml100, tetëdhjetë e një shishe të zbrazëta 10 mg/1ml-ml100, 35 copa, ampula Diazepan 10ml/2ml, 295.5€ kesh para, 34 shiringa mjekësor, një telefon dhe një fletore me shënime.

Mobi Casa

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/