ARKATANA

Policia Gjilanit apel mërgimtarëve: Bëni kujdes, mbyllni veturat dhe mos i ekspozoni gjërat me vlerë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia rajonale e Gjilanit u ka bërë thirrje vozitëse që të kenë kujdes të shtuar derisa janë duke qarkulluar nëpër rrugë, në mënyrë që mos të rrezikojnë jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion. Po ashtu, në komunikatë, policia ka bërë apel që tani kur në Kosovë ka më shumë bashkatdhetarë, të bëhet kujdes me veturat, çantat dhe gjësendet e vlefshme.

Me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për të ruajtur jetën dhe pronën e tyre ju lutemi të publikoni apelin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan që në këtë kohë të dimrit vozitësit t`i kushtojnë vëmendje kushteve atmosferike dhe gjendjes së rrugëve me qëllim të shmangies së aksidenteve në trafik ku po rrezikohet jeta dhe prona e tyre.

Eco Higjiena

Po ashtu në kohën kur shumë bashkatdhetarë me vetura private vijnë për festa të fundvitit, kërkojmë nga ata që gjatë kohës kur shkojnë për shoping nëpër qendrat e mëdha tregtare, të kenë kujdes që veturat e tyre t`i mbyllin, sendet me vlerë të mos i ekspozojnë, si telefonat celularë, çanta, rroba të shtrenjta dhe gjera tjera me vlerë sepse mund të bien viktima të dëmtimit dhe vjedhjes nga veturat e tyre.

Policia e Kosovës do të shtojë prezencën e saj në afërsi të parkingjeve të qendrave tregtare me qëllim të parandalimit të vjedhjeve nga veturat, por kujdesi i shtuar i vozitësve do ta lehtësojë punën e policisë dhe do të kontribuojë në parandalimin e synimeve të elementeve kriminale që atakojnë pronën e tyre thuhet në njoftimin e policisë njofton Shaban Azizi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.