Uji Dea

Policia e Kosovës vazhdon me masa parandalimi për aksidente dhe kundërvajtje në trafikun rrugor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Njësitet Patrulluese dhe Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në disa raste të ndara gjatë vikendit kanë shqiptuar dy gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej dhjetë (10) muaj ndaj dy kundërvajtësve të cilët janë hasur duke bërë gara shpejtësie me automjete.

Po ashtu gjatë vikendit janë shqiptuar edhe dymbëdhjetë (12) gjoba kundërvajtëse dhe masa e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dymbëdhjetë (12) kundërvajtëse të cilët gjatë kontrollit janë hasur duke: drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, tejkalim në vijë të plotë, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar të lëvizjes e kundërvajtje të tjera të parapara me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Hidromorava

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.

Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.