ZN

33 aktakuza të ngritura, 19 prej tyre për vjedhje të shërbimeve

/ 1 minutë lexim
ZN

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mobi Casa

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:
Nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”./rajonipress/