Policia e Kosovës më e përgatitura në Ballkanin Perëndimor
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni me rastin e shënimit të 16-të vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës ka thënë se ky mekanizëm i sigurisë është më së miri i trajnuar në Ballkanin Perëndimor.
Hyseni ka theksuar më tej se kanë për qëllim që edhe Kosova të zë vend në sigurinë ndërkombëtare kështu duke u bërë pjesë e Interpolit dhe Europolit.
“Policia e Kosovës sot vlerësohet si një ndër policitë më të mira dhe me profesionale në Ballkan, ky është një vlerësim i institucioneve ndërkombëtare, dhe synimi i sajë parësor mbetet hyrja në organizatat ndërkombëtare të sigurisë si Interpoli dhe Evropol duke theksuar së Kosova është e gatshme në të gjitha pikëpamjet të zë vendin e saj të merituar në ariktekuren globale të sigurisë, dhe se Polica e Kosovës nuk do të ishte këtu ku është pa përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtar”, ka shtuar ministri Hyseni.
Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ka i falënderuar të gjithë pjesëtaret e Policisë së Kosovës për kontributin e dhënë në mbrojtën dhe sigurinë e qytetareve të vendit, po ashtu ai i ka përshëndetur dhe i ka falënderuar të gjithë familjarët e pjesëtarëve të policisë që cilët kanë rënë në detyrë.
“Krimi i organizuar, radikalizmi dhe ekstremizmi fetar, trafikimi me qenje njerëzore, korrupsioni dhe krimet ekonomike janë disa nga sfidat që po ballafaqohet policia e Kosovës në fushëveprimtarinë e saje, mirëpo ky përvjetor na gjen më të përgatitur dhe më të konsileduar në luftimin e këtyre dukurive” ka shuar ndër tjera drejtori Maxhuni.
Ndërsa në fund u ndanë mirënjohje dhe medalje për disa nga pjesëtarët më të dalluar të Policisë së Kosovës.


