Eko Higjiena

Policia e Kosovës falënderon Halitin për bashkëpunim

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Policia e Kosovës, konkretisht Nënkolonelin Çlirim Hajdini nga Zyra Ligjore e Policisë së Kosovës dhe Kapiten Shahin Ahmetin nga Policia e Kosovës.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar lidhur me procedurat e kalimit të Stacionit Policor të Vitisë, në objektin e Gjykatës në Viti.

Uji Dea

Me këtë rast në shenjë mirënjohje për kontributin e kryetarit Haliti ata kanë dhuruar atij stemën e Policisë së Kosovës.

I pari i komunës tha se duhet të kemi një investim sa më të madh në policinë. “Policia është e jona dhe ne duhet të bashkëpunojmë me të dhe njëkohësisht është jetike që të kemi një investim sa më të madh në policinë tonë, pasi që ajo ka një rëndësi të veçantë për shtetin dhe shoqërinë tonë”, u shpreh Haliti./rajonipress/