Hidromorava

Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Arsimit në Viti flasin për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe përreth tyre e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e mirë dhe stabile.

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij kanë takuar Drejtoreshën e Arsimit në Viti Znj.Fatbardha Emini.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe përreth tyre e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e mirë dhe stabile.

Fundamenti

Nga Kolonel Rukiqi u theksua se që nga fillimi i vitit të ri shkollor Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është në zbatim e sipër të planit operativë “Siguria në Shkolla” me detyra konkrete për njësitet në terren duke planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë me qëllim parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal. Po ashtu do të implementohen projekte, fushata e ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.

Gjithashtu edhe Drejtoresha e Arsimit Znj.Emini u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, nga i cili bashkëpunim gjendja e sigurisë në shkolla të kësaj komune është vlerësuar e qetë.

Të pranishmit u zotuan se bashkëpunimi ndërmjet këtyre institucioneve në aspektin e sigurisë do jetë i vazhdueshëm/rajonipress/