ARKATANA

Policia e Gjilanit shqiptoi 1,982 gjoba trafiku brenda një jave, u hetuan 65 aksidente

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës 17–23 korrik 2026, në kuadër të zbatimit të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik, janë shqiptuar gjithsej 1,982 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë hetuar 40 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 25 aksidente me persona të lënduar, ndërsa kontrollet në terren kanë vazhduar me intensitet në të gjitha komunat e rajonit.

Po ashtu, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 29 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, ndërsa ndaj 56 ngasësve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

FIDANISHTJA

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, sinjalistikën rrugore dhe semaforët, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve.

Njëkohësisht, Policia ka apeluar për respektimin e rendit dhe qetësisë publike, duke shmangur zhurmat e panevojshme dhe çdo veprim që mund të shqetësojë qytetarët, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt dhe të qetë për të gjithë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.