Fundamenti

Policia e Gjilanit me plan operativ “Sezoni Veror 2013”

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale në Gjilan, që nga muaji maj është duke implementuar planin operativ “Sezoni veror” që do të zgjatë deri në muajin shtator.
Ky plan operativ sipas Ismet Hashanit zëdhënës rajonal i policisë në Gjilan përveç veprimeve policore mbështetet edhe nga agjencione tjera publike si drejtori të inspeksioneve komunale, brigada të zjarrfikësve dhe faktor tjerë relevantë.

“Synimi i Policisë së Kosovës është që përmes këtij plani operativ si qëllim parësor të punohet në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe veprave të ndryshme penale dhe kundërvajtës. Veçanërisht gjatë muajve të verës kemi frekuentim të shtuar të njerëzve dhe veturave që hyjnë në Kosovë (bashkatdhetarët tanë që punojnë në botën e jashtme) të cilët vijnë në vendlindje për t’i kaluar pushimet” ka thënë Hashani.

Kujdesi, dhe sjellja konform normave ligjore jo vetëm se shpëtojnë jetën e njerëzve, por njëkohësisht na bënë të jemi pjesëmarrës aktivë në parandalimin e aksidenteve dhe incidenteve çfarëdo cofshin ato.

Hasahni thotë se sezoni i verës është i ngarkuar me dasma dhe ahengje të ndryshme familjare të cilat shpeshherë shkaktojnë prishje të rendit dhe qetësisë publike ( të shtënat me armë, që shpesh aksidentalisht shndërrohen në të shtëna fatale).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, edhe një herë bën thirrje që të mos ketë gjuajtje dhe të shtëna me armë nëpër dasma dhe ahengje. Gjatë lëvizjes në kolona të organizuara të mos dilet në dritare, veçanërisht të kihet kujdes ndaj fëmijëve. Të mos përdoren borit në masë të tepruar veçanërisht rreth spitaleve, , institucioneve , dhe vendbanimeve të dendura, Të kemi sjellje normale nëpër pishina, kafiteri, klube nate dhe vende tjera publike.

Fundamenti

Raportet tona policore nga vitet e kaluara flasin për raste me pasojat fatale qoftë nga të shtënat e pakontrolluara nga armët e zjarrit nëpër ahengje familjare, apo sjelljeve të papërgjegjshme në trafik ku njerëz të moshave të ndryshme e sidomos fëmijë të kenë pësuar, e tëra kjo si pasoj nga pakujdesia apo teket e individëve të papërgjegjshëm ka përkujtuar Hashani.

Detyrimet në kuadër të planit Operativ “Sezoni veror” do të na bëjnë të jemi ma të pranishëm veçanërisht në udhëkryqe dhe vendet ku parashihet fluks ma i madh i makinave dhe njerëzve, me qëllim të vetëm krijimin e ambientit të qetë dhe të siguritë, dhe lëvizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët.
Thirrje të veçantë njësitet sektoriale të policisë u bëjnë edhe bujqve që tani kur janë në vlugun e punëve nëpër arat e tyre që makinat bujqësore të jenë të regjistruar, të përgatitur teknikisht dhe të pajisur me sinjalizim përkatës ndriçues.

Me mbarimin e sezonit të korrje shirjeve të shtohet kujdes I veçantë dhe në as një mënyrë mos të shkaktohen zjarre duke pas për qëllim djegien dhe pastrimin e hamulloreve.

Si pasojë e zjarreve nëpër ara vitet e shkuara kemi pas dëme dhe shkatërrime të sipërfaqeve të tëra të pyjeve në pjesë të ndryshme të rajonit tonë.
Vetëm vitin e kaluar janë identifikuar disa raste ku janë ngritë kallëzime penale për rastet e tilla.

Synimi i policisë së Kosovës është që e tërë kjo periudhë kohore të kenë rrjedhë të mbarë, ahengjet dhe manifestimet e ndryshme, të jen të qeta e pa të shtëna dhe që festat e qytetarëve të jenë të dinjitetshme ka thënë Hashani./rajonipress/