Hidromorava

Policia e Gjilanit me ligjëratë për sigurinë e fëmijëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan me qëllim të edukimit të brezave të rinj, zyrtarë policorë nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Gjilan kanë mbajtur një ligjëratë interaktive me nxënësit e klasës së katërt të shkollës së mesme të ulët “Abaz Ajeti” në qytetin e Gjilanit.

Ligjërata u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, ku nxënësit, në bashkëpunim me mësimdhënësen e tyre, kishin përgatitur pyetje të ndryshme që lidhen me punën policore, sfidat dhe misionin e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike. Pyetjet e nxënësve pasqyruan një interesim të veçantë dhe kureshtje për rolin e Policisë në shoqëri.

GRANDEMALL

Në panel, përveç zyrtarëve policorë, morën pjesë edhe prindër të nxënësve, të cilët e përkrahën këtë iniciativë edukative, duke e vlerësuar si një mënyrë të mirë për të ofruar fëmijët me institucionet e sigurisë dhe për të ndërtuar besim të ndërsjellë.

Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për të qenë afër komunitetit në çdo aspekt, me theks të veçantë në edukimin dhe vetëdijesimin e fëmijëve dhe të rinjve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.