ARKATANA

Policia e Gjilanit fushatë kundër përdorimit të rrezikshëm të laserëve nga të rinjtë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan përmes Njësive të Sektorit për Komunitet, ka nisur realizimin e projektit “Parandalimi i përdorimit të rrezikshëm të laserëve nga të rinjtë”, me aktivitete sensibilizuese që synojnë rritjen e vetëdijes dhe parandalimin e incidenteve që cenojnë sigurinë publike.

Në kuadër të këtij projekti, zyrtarët policorë po mbajnë ligjërata vetëdijësuese me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, takime informuese me stafin arsimor dhe këshillat e prindërve lidhur me mbikëqyrjen e fëmijëve në përdorimin e pajisjeve laserike, si dhe po vendosin postera informues në lokacione me frekuentim të lartë qytetarësh.

HW

Përmes këtyre aktiviteteve synohet njoftimi i nxënësve, prindërve dhe qytetarëve mbi pasojat dhe rreziqet që mund të shkaktojë përdorimi i pakontrolluar i laserëve. Autoritetet rikujtojnë se drejtimi i rrezeve laser drejt personave, automjeteve apo mjeteve ajrore përbën veprim të rrezikshëm dhe të dënueshëm, që mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, sigurinë në komunikacion dhe rendin publik.

Përmes kësaj fushate parandaluese, Policia synon të shmangë raste të tilla, të mbrojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe të garantojë një ambient të sigurt për të gjithë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.