Mobi Casa

Policia arreston tre gjilanas të dyshuar për “kontrabandim me migrant”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Policia e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka filluar realizimin e një operacion policor në funksion të luftimit të dukurive negative në vend, respektivisht në luftimin e krimit të organizuar, dukurive negative dhe kontrabandimit ilegal me migrant. Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, i asistuar nga njësitë tjera relevante të këtij departamenti dhe stacioni policor i Gjilanit, ka kryer një operacion të bastisjeve dhe arrestimeve në tri lokacione të ndryshme të Regjionit të Gjilanit.

Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar tre (3) të dyshuarit me inicialet: (R. S), (S.N.) dhe (K. D), të cilët dyshohen se me qëllim të përfitimit material, në mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim, përmes rrugëve ilegale kanë dërguar apo tentuar të dërgojnë shtetasit kosovarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, prandaj ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kane kryer vepër penale: “kontrabandim me migrantë” dhe “posedim i pa autorizuar i armëve dhe municionit”,

Mobi Casa

Si provë materiale te njëri nga të dyshuarit gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar. Një (1) revole CZ kalibrit 9 mm.

Me urdhër të prokurorit kompetent dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ka njoftuar policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.