Fundamenti

Polici për bllokimin e azilkërkuesve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria e Kosovës është duke planifikuar bashkë me Prokurorinë e Shtetit dhe policinë që të koordinojnë veprimet mes vete dhe të ndalojnë kosovarët që ia kanë mësyrë Evropës për të kërkuar azil. Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka thënë se për këtë çështje janë duke punuar për së afërmi edhe me vendet në Bashkimin Evropian me qëllim që të bëhet kthimi i azilantëve që tashmë kanë mbërritur në vendet e Evropës.

Ajo ka konfirmuar se Qeveria është në dijeni se katërmijë kosovarë janë duke u mbajtur në Hungari të cilët që nga janari kanë bërë përpjekje që të ikin nga Kosova. Dhe duke e parë se ky trend është në rritje, Citaku tregon se janë intensifikuar punët e institucioneve të Kosovës me qëllim të ndaljes së tyre. “Në ditët vijuese do të kemi takim me ministrin e Punëve të Brendshme, me kryeprokurorin e shtetit dhe me drejtorin e Policisë së Kosovës në mënyrë që t’i koordinojmë veprimet me qëllim të parandalimit të këtij fenomeni”, ka konfirmuar Citaku.

FIDANISHTJA

Këtë shqetësim Citaku e ka diskutuar edhe me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë njëherazi përfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zhbogar. “Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është e shqetësuar në lidhje me rritjen e numrit të emigrantëve ilegalë nga Kosova drejt vendeve anëtare të BE-së”, ka njoftuar të hënën Zyra e BE-së në Prishtinë.

Nga zyra e Zhbogarit është konfirmuar për “Zëri” se ai ka pasur takime me ministren Çitaku në lidhje me rëndësinë e përmbushjes së planit të veprimit për liberalizimin e vizave dhe për ndaljen e trendit të azilkërkuesve nga Kosova./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.