RCCOLA

Policët antikrim “rrëzohen” nga AKI-ja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një pjesë e zyrtarëve më të lartë të Policisë së Kosovës nga të cilët shteti ka pritur që ta luftojnë krimin ekonomik dhe korrupsionin janë ‘diagnostikuar’ si të dyshimtë dhe të padenjë nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Nën llupën e AKI-së kanë qenë Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, Drejtoria e Krimeve të Renda, Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit, Njësia kundër Terrorizmit, Drejtoria e Analizës së Krimit dhe Drejtoria e Forenzikës.

Rezultatet që ka nxjerrë AKI-ja për zyrtarët e këtyre drejtorive në Policinë e Kosovës kanë dalë tejet negative dhe për këtë janë shqetësuar krerët më të lartë të vendit.

UBT

AKI-ja i ka identifikuar 15 zyrtarë të lartë në këta sektor të Policisë, si të papërshtatshëm për funksionet që janë duke i kryer.

Emrat e këtyre zyrtarëve i posedon Tribuna dhe të njëjtit i janë dorëzuar prej një muaji edhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni(Tribuna).