Fundamenti

Pogragja pa ujë të pijshëm!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sot aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VV kanë vënë mbishkrime “Pogragja pa ujë të pijshëm” rreth shqetësimit të banorëve të këtij fshati për mungesën e ujit të pijshëm, duke ua përkujtuar banorëve për shumën zyrtare të shpenzimeve, ndërsa janë solidarizuar me Pogragjën për mungesën e elementeve bazë të jetës si uji.

Pogragja sikur shumë fshatra të tjerë po ballafaqohet me elementin kryesor për jetë: mungesën e ujit të pijshëm. Ndonëse u bënë investime për ndërtimin e 6 mijë e 113 metrave të rrjetit të ujësjellësit dhe blerjen e materialit në fshatin Pogragjë, si dhe janë investuar 191 mijë e 528 euro, Pogragja akoma mbetet pa ujësjellës funksional dhe që nuk ofroi ujë të pijshëm.

Uji Dea

Përgjegjësit e komunës patën deklaruar disa herë se ky problem është zgjidhur në Pogragjë, por në realitet ky fakt tregon për projektin e njëpasnjëshëm të dështuar të komunës, ngase edhe përkundër parave të shpenzuara, problemi i ujit të pijshëm nuk është zgjidhur akoma për Pogragjën.

Banorët e Pogragjës kanë thënë se ne kemi probleme të përditshme me ujë të pijshëm, prandaj ne kritikojmë ashpër komunën e Gjilanit që ka qenë neglizhente për tërë këto vite dhe akoma nuk na ka siguruar kushtin themelor për jetë: ujin e pijshëm. Paratë i morën dhe investuan, por ujë të pijshëm nuk ka akoma. Kjo mbetet edhe shenja që la kjo qeverisje lokale për dy mandate dhe Pogragja do ta mban në mend këtë papërgjegjësi të komunës, sikur edhe shumë probleme të pazgjidhura që ka lënë për fshatin tonë dhe që nuk i ka nisur kurrë thuhet ne nje komunikate te VV dega ne Gjilan./rajonipress/