Eko Higjiena

Poezia, një shok udhe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Rrustem Geci

Fol muzë e ngadhënjimit të artit
fletë e çdo dite, muaji dhe viti
kjo kohë më bën të vet-digjem
me bashkudhëtaren time, poezinë

Rritu bimë e gjuhës dhe fjalës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
ji shpërthim i flakëve të shpirtit
je lavdi e popullit të përgjakur

Në këngët vullkanore të poezisë
përmbledhur i kam të tëra betejat
në jetën biologjike t´ atdheut tim
poezinë e kam një shok të udhës

Shqipëri, e atdheut të vogëluar
kujdes nga kurthi i konsultuar
s´duam të jemi shesh i luftërave
as arenë gjaku e perandorive…

2

Fundamenti

—————————————-

O bukuri e atdheut të copëtuar
shumë na kanë gjakosur fqinjët
Kosovë e përvuajtjeve të mëdha
paçim fat udhës së Ribashkimit

Liri, perëndeshë e gjitha fitoreve
me emrin tënd u rritëm betejave
për ty dashuruam mes plumbave
për ty i ramë grusht pushtuesit

Nuk ka paqe për lumin me vaj
nuk ka paqe për lumin e ndarë
Riashkimin ynë me Shqipërinë
na bën të dashurojmë më shumë

Rritu bimë e gjuhës dhe fjalës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
ji shpërthim i flakëve të shpirtit
je lavdi e popullit të përgjakur!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2017

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.