Fundamenti

Poezi nga Alush Canaj, poet e atdhetar në 64-vjetorin e lindjes

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Në 64-vjetorin e lindjes së poetit dhe atdhetarit, Alush Canaj, ju sjellim në tufë vargjesh të tij.

TE TIRANA

Te Tirana,
Nana,
edhe motër Zana.
Atë dimër na ndanë
e lisat i vranë.
Më s`mund të duroj,
andej do t`fluturoj,
aty ku e kam Nanën,
e motr time, Zanën,
Mëmdheun,
Skënderbeun.
Nëse ujku me vjen pas
do ta vras.
(1970)
NANA
Si dielli, si hana
Nana.
Si pranvera te thana
Nana.
Si rrezja në tëbana
Nana.
Krua i gëzimeve tona
Nana.
(1970)

HARABELI
Unë jam harabeli
me shtëpi te zabeli.
Me këngë bleroj barin,
luftoj me acarin.
Ma tregojnë kamxhikun,
s`e luaj dot qerpikun,
as s` shkoj në shtegtim,
rri në vendin tim.
Në token e lavdisë,
n`zemër të Ilirisë.

(1970)

DO T`BËHEMI RRUFE
Korbat mbushën qiellin,
retë zuren diellin.
Ia vunë zingjirët mirë,
të kemi veç errësirë.
Të na marrin si delet,
emri të na shkelet.
Në tokën e Arbërisë
pa rrezet e lirisë.
S`durojmë dot ne,
do t`bëhemi rrufe.

(1970)

NËNA SHQIPËRI

Atje larg në veri
Nëna ime Shqipëri
Si ylber me shtatë ngjyra
Lule e çelur, më e mira
E kam dritë, e kam xhan
Korbat e zezë prej saj më ndanë
Oh, sa keq! U bubu,
AJO pas malesh unë këtu
Zog do bëhem të fluturoj
Nënën time ta takoj
Ta puth në faqe si dikur
T`i them në prehër : U bëra burrë
Ujq e dhelpra më vijnë pas
Dashuri e Nënës do t`i vras.

(1970)

MARGARITA
Ti je ylli
i agimit tim,
ti je drita
e ditës sime,
ti je dielli
i jetës për mua,
ti je rrita
e këngës së zemrës,
lumturia,
bukuria:
Margarita.

(1970)

YLLI I ARBËRISË

Kush ia shtypi kokën
kuçedrës së tërbuar?
Kush ia ktheu
nderin shqiptarit?
Kush e solli në jetë
lulën e lënduar?
Kush ia shëroi krahët
shqiponjës së malit?

Skëndërbeu-
trim me fletë,
Skënderbeu-
kurorë e lirisë,
Skëndërbeu-
rrufe, shigjetë…
Skënderbeu-
Yll i Arbërisë.

(1966)

ËNDRRA NË KRAHËT E ERËS

Fundamenti

Fusha mbylli sytë,
edhe qielli
me këngë të kaltra.
Vrik erdhi gjumi
më çoi te lumi
era në breg
më mori mbi flatra.

Fluturoja fushës,
fluturoja malit
sikur me raketë!
Pyllthit me lulëkuqe
vizatova një mollëkuqe
n`pallat të zambakut
në katin e tretë.

Peshqit në det
më mësuan not
te i Dashurisë Kep.
As vetë nuk e di
si rashë në thellësi.
Kur më puthi nëna,
unë: sa një plep!

(1969)

DHE YJET ZBRITEN

Picërrake është Dijana,
kështu i them
kur s`është n`shtëpi.

Mbrëmë në qiell
kur s`doli hëna,
i thërriste yjet
me harmonikë:

-O yje xixëllues,
o yje të artë,
zbritni tek unë
t`ju përkëdhel
një çikë!

Dhe yjet xbriten,
zbriten pa shkallë,
bashkë me hënën
e puthën në ballë.

(1967)

NË LIVADHIN E BLERTË

Në livadhin e blertë-
luginës matanë,
atje ku dreri hënën
mbi brirë e mban
është një kopsht me lila,
vjolla e trëndafila…

Aty çdo ditë bilbilat
i bien violinës
e dreri I ngazëllyer
vrapon luginës,
e do malin, fushën…
në zemër ka drenushën.

Këngën zafiri
e shtrinë n`çdo vend,
lulet me aromë
qerasin me rend.
Dreri prek retë nga gëzimi,
me hënën pi ujë te burimi.

N`mesditë kur dielli
pjek e përcëllon,
zogu shtrihet n`livadh,
mbyll sytë dhe ëndërron
grurë të verdhë-ar
plot një hambar.
-Sa mirë!

(1971)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.