GRANDEMALL

Podrimja harrohet në vendin e vet, përkujtohet në Lodeve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në ceremoninë e hapjes së Festivalit, u përkujtua poeti Ali Podrimja, i cili një vit më parë humbi jetën pikërisht në këtë vend. Ndryshe prej vendit të vet, ku nuk u organizua asnjë aktivitet në njëvjetorin e vdekjes së tij, në Lodeve nuk u lanë pa përmendur dhe vargjet e tij si një testament poetik, ku poeti shprehte dëshirën të vdiste me sytë hapur duke parë nga qielli, ashtu siç ndodhi në realitet.

Ali Podrimja kishte humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodeve.

FIDANISHTJA

Trupi i tij u gjet i pajetë pranë lumit të qytetit. Ai u vlerësua në këtë ceremoni si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare. Poezia shqipe këtë vit përfaqësohej nga poetja Rita Petro (Filipi) nga Shqipëria dhe poeti i ri nga Kosova Ndriçim Ademaj.( Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.