Bijat Arbërore

Poezi nga Ruzhdi Kqiku
Që emëri
Arbëror
të mos shuhej
asnjëherë
Bijat
dhe bijtë
e mbrojtë
me nder
Si bija
arbërore
Nora e
Kelmendit
Si zanë
e malit
më e bukura
e vendit
Hyri e pa
parë më e
bukura
përmbidhe
Çdo zemër
rrëmbehej
kur e shihnin
atë
Trime e
pa trembur
bija
arbëreshë
Për asnjë
çmim
kurrë s’u bë
turkeshë
S’u shit
me ari
as s’blehej
me pare
Se lindur
e rritë
e pastër
shqiptare
Ishte kohë
e vështirë
për jetê
o vdekje
Për nder
e për besë
gjithnjë në
përpjekje
Vite të
vështira
që kërkohej
dhe flijim
Për nderin
e saj dhe
për tërë
shqptarinë
Se një pasha
i krisur
ishte çuar
peshë
Kërkonte
për nuse
vashën
arbëreshë
Pra ishte
tërbuar
i gjori
pashë
Kërkonte
për nuse më
të bukuren
vashë
Porse i
mjeri hiç
s’e kishte
ditur
Se morti
I zi ishte
duke e
pritur
Se Nora
trimëreshë
për tokë doe
shtronte
Që gjaku
atë ditë të
tërin po
e mbulonte
Pra kot
i ziu pashë
po shihnte
andërr
Se në tokën
shqiptare
do të bëhej
dhandër
Kështu po
mendonte
pashai
horr
Se si ta
grabiste
të bukuren
Norë
Dashti që
ta merrte
pasha
amorali
Hiç pa e
menduar
se po e
priste varri
Ishte mundur
nga lakmia
pashai
boshnjak
Prandaj në
vend uji
u shpërla
me gjak
Nora
trimëreshë
përdhe seç
e shtroji
Në botën
e andërrave
pashain
e dëgoji
Se kur është
në pyetje
nderi
dhe besa
S’ngurrojnë
që të flijohen
bijat
arbëresha
Pra ndër
shekuj
na ishte
prore
Se të pa
thyeshme
bijat
arbërore.
Pjesë nga poema ( poezia ) më e gjatë dymjë strofshe me tetë mijê vargje. BIJAT ARBËRORE.