ARKATANA

Pochettino jep lajmin e mirë për Armando Brojën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Armando Broja kthehet në dispozicion të Mauricio Pochettinos për ndeshjen e së hënës përballë Tottenham Hotspur.

Sulmuesi kuqezi, i cili për shkak të një shqetësimi fizik nuk dha kontribut as për Kombëtaren në ndeshjet përballë Çekisë në eliminatore dhe me Bullgarinë në miqësore, do të grumbullohet për sfidën e radhës, edhe pse mbetet në dyshim nëse do të luajë titullar.

“Tani duhet ta vlerësojmë për të parë nëse është gati të luajë nga minuta parë të hënën. Ndoshta ai do të jetë i disponueshëm për të qenë në stol. Ai po stërvitet sot dhe shpresoj se mund të përfshihet,” deklaroi trajneri i Chelseat.

FITORJA

Armando Broja vetëm pak kohë më parë është rikthyer pas një periudhë të gjatë në infermieri, si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju dhjetorin e kaluar.

Ai këtë sezon është aktivizuar në vetëm tri ndeshje (122 minuta në total), në dy prej të cilave titullar, dhe ka shënuar një gol në fitoren 0-2 përballë Fulhamit në derbi.

Rikthimin e Brojës në fushë e mirëpresin edhe te Shqipëria para dy sfidave të fundit të eliminatoreve përballë Moldavisë në transfertë dhe ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.