Hidromorava

Po vazhdojnë punimet në rrugën e Mjakut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në Mjak të Vitisë, janë duke vazhduar punimet në rregullimin e rrugës afro 6 km. Vazhdimi i punimeve në ndërtimin e kësaj rruge, ku më parë janë shpërngulur pjesa më e madhe e fshatit shihet si shpresë që banorët të rikthehen në pronat e tyre.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka potencuar se kjo komunë mbetet e përkushtuar të investoj në çdo cep të saj si dhe foli për rëndësinë e kësaj rruge.
“Mbesim të përkushtuar të investojmë në çdo cep të Vitisë. Mandej rregullimi i kësaj rruge e cila më pas edhe pritet të asfaltohet do të ju mundësoj qarkullimin e lirë të banorëve por edhe kthimin e banorëve të shpërngulur në pronat e tyre” , u shpreh Haliti.

Ai potencoi se kompania e kontraktuar duhet të punoj me dinamikën e paraparë dhe që projekti të përfundoj ashtu siç edhe parashihet.

Fundamenti

Përndryshe rregullimi i kësaj rruge po vlerësohet edhe i rëndësishëm jo vetëm për rikthimin e jetës në fshat, por edhe pasi që pritet që ajo të ndikoj edhe në ekoturizmin, zhvillimin rural, blegtorisë dhe fushave të ndryshme të bujqësisë.

Përndryshe edhe banorët e këtij lokaliteti por edhe ata që janë shpërngulur më parë e kanë mirëpritur atë duke falënderuar investitorët për këtë projekt që sipas tyre është jetik./rajonipress/