Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrugës në fshatin Letnicë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar të mërkurën fshatin Letnicë të Vitisë ku janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e rrugës së këtij fshati.
Përndryshe gjatë këtyre ditëve është punuar në riparimin dhe riasfaltimin e rrugës Viti-Ramnishtë dhe Letnicë.
Ndërkaq asfaltimi i kësaj rruge jo vetëm që është në interes të banorëve të këtij lokaliteti, por ajo cilësohet si potencial i mirë për rritjen dhe zhvillimin e turizmit rural në Viti./rajonipress/


