UBT

Po të respektoheshin vendimet e auditorit, Vitia do të ishte shembull në Kosovë

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kadire Ukshini nga LDD që është njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Auditim kërkoj që të gjitha rekomandimet që dalin nga raportet e auditorit të merren parasysh. Kërkoj që të gjitha rekomandimet që dalin nga auditori i brendshëm të merren parasysh, sepse nëse do të kishim marrë parasysh rekomandime, Vitia do të ishte shembull në nivel të Kosovës tha Ukshini.

Në mbledhjen e parë të rregullt të Komunitetit për Politikë e Financa që është mbajtur të hënën janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash plani vjetor për njësinë e Auditimit të Brendshëm të Komunës së Vitisë për vitin 2013, plani strategjik i njësisë së auditimit të brendshëm për vitin 2013-2015, plani vjetor i Zyrës së Prokurimit publik për vitin 2013 si dhe propozim vendimi për bartjen e të drejtës së shfrytëzimit të paluejtshmërisë tokës në pronësi shoqërore pronë e Komunës së Vitisë në shfrytëzuesin e përkohshëm Bashkësisë Islame në Viti për ndërtimin e një çerdhe të fëmijëve në fshatin Drobesh, gjithashtu është votuar edhe propozim vendimi për bartjen e buxhetit komunal nga të hyrat vetanake.

Me theks të veçantë është debatuar lidhur me planin vjetor për njësinë e Auditimit të brendshëm të Komunës së Vitisë për vitin 2013 si dhe plani strategjik i njësisë së auditimit të brendshëm për vitin 2013-2015.

Drejtori i Njësisë së Auditimit Fevzi Mehmeti paraqiti këto plane duke sqaruar se hartimi i këtij plani është detyrim ligjor që rrjedh nga Ligji i Auditimit të Brendshëm. Ai tha se në bazë të tyre janë paraparë 18 detyrat e auditimit. “Varësisht prej rrezikut kemi auditime të rrezikshmërisë së lartë, të mesme dhe të ulët, duke pasur parasysh kapacitetin aktual të njësisë së auditimit, drejtori i kësaj njësie ka paraparë për këtë vit 6 auditime të cilat janë me prioritet për komunën” u shpreh Mehmeti .

Ai tha se në bazë të këtij plani prioritet për auditimin gjatë këtij viti janë Zyra e Prokurimit Publik, menaxhimi i pasurive komunale, procesi i shpenzimeve në shëndetësi, të hyrat nga Drejtoria për Bujqësi dhe Inspeksionit, të hyrat nga Shërbimet Publike si dhe Drejtoria e Financave konkretisht të tatimit në pronë që llogaritet si të hyrat më e lartë.

Hasan Aliu anëtarë i këtij komiteti nga radhët e LDK-së tha se paraqitja e këtij plani është detyrim ligjor dhe kërkoj që një gjë e tillë të bëhet në vazhdimësi dhe atë pa kërkesën e anëtarëve të këtij komiteti.

Mobi Casa

Ai paraqiti disa vërejtje dhe sugjerime, por shtoj se rekomandimet të cilat jepen nga auditori i brendshëm duhet të merren parasysh pasi kjo është në interes të institucionit.

Ndërsa Kadire Ukshini nga LDD që është njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Auditim kërkoj që të gjitha rekomandimet që dalin nga raportet e auditorit të merren parasysh. “Kërkoj që të gjitha rekomandimet që dalin nga auditori i brendshëm të merren parasysh, nëse do të kishim marrë parasysh rekomandimet Vitia do të ishte shembull në nivel të Kosovës “ tha Ukshini.

Ajo gjithashtu vuri në pah se Komisioni për auditim nuk është duke funksionuar si duhet. Gjithashtu edhe anëtarë të tjerë të këtij komiteti paraqitën vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me këtë pikë duke kërkuar që rekomandimet që dalin nga Auditimi të merren parasysh.

Me shumicë votash është votuar kjo pikë si dhe plani i zyrës për prokurim publik për vitin 2013.

Gjithashtu është votuar edhe propozim vendimi për bartjen e buxhetit komunal nga të hyrat vetanake./rajonipress/