Eko Higjiena

Plot befasi për vitin 2014

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Është njëra ndër këngëtaret më të përfolura të skenës sonë. Paraqitjet e saj skenike, por edhe risitë që i sjell në treg asnjëherë nuk kanë ngelur pa u komentuar e mirëpritur nga publiku.

Bëhet fjalë për këngëtaren seksi Zanfina Ismaili e cila ka treguar për gazetën Tribuna se tashmë i është përveshur punës që në treg të vijë me risi. “Jam duke punuar në projekte të reja. Por meqë ende jam në proces të punës nuk mund të them saktësisht se kur do të lansohen”, ka thënë këngëtarja në fillim të bisedës.

Mobi Casa

E ndonëse Zanfina tashmë është duke u përgatitur për prurje të reja në treg, këngëtarja po ashtu ka premtuar se gjatë këtij viti do të ketë shumë befasi nga ajo në aspektin muzikor.
“Kam shumë plane për këtë vit. Ngadalë kam filluar t’i realizoj disa që shumë shpejt edhe publiku do ti shoh. Shpresoj që do të mirëpriten pasi që këtë vit vërtet do të punoj shumë në këngë e projekte të reja”…(Tribuna).