UBT

​Plani i Pacollit për “Trepçën” fiton kundër atij të Thaçit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Dy partnerët e koalicionit qeverisës të Kosovës, PDK’ja e Hashim Thaçit dhe AKR’ja e Behgjet Pacollit kanë pasur vizione të ndryshme për “Trepçën”. PDK’ja donte ta privatizonte ndërmarrjen, kurs mihjet të jepeshin me koncesion, por Pacolli kishte kërcënuar me largim nga Koalicioni, në rast se nuk përparon vizioni i tij për këtë rast, dhe PDK’ja iu bind, shkruan “Koha Ditore”.

Uji Dea

Plani i AKR’së parasheh që pasi që “Trepça” t`i merret AKP’së , ajo t`i kaloi një menaxhim një kompanie angleze e cila do ta regjistronte në Bursën e Londrës, ku më vonë do të privatizohej pjesërisht “Trepça” dhe në të aksione të kishte edhe kompania angleze, sikurse edhe shteti i Kosovës.