Eko Higjiena

Plane për spastrim etnik në veri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, paralajmëron se ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës dhe kërkon nga institucionet e vendit të reagojnë më shpejt. Ndërsa, për demarkacionin e kufirit ai fton opozitën që të diskutojnë secilën mundësi, për të mos lënë probleme mbrapa. Haliti pranon që për kufirin edhe një herë të bisedohet.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se po bëhen plane ogurzeza në veriun e Kosovës për spastrimin etnik dhe iu rekomandon institucioneve qeveritare që të veprojnë shpejt derisa nuk është bërë vonë. Ai thotë se duhet intervenim i shpejtë “për t’ua djegë letrat në dorë”, sepse dikur bëhet shumë vonë.

ARKATANA

“Unë jam shumë i bindur që ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës. S’po them më shumë, por ka plane që duhet t’u digjeshin në dorë atyre që i kanë bërë, por që t’u digjen planet në dorë duhen argumente, duhen të dhënat dhe duhet veprim”, tha Haliti në intervistën dhënë “Zërit”.

Haliti që është njëri nga themeluesit e UÇK-së, thotë se ndërtimi i “Luginës së Diellit” është parashikuar me Pakon e Ahtisarit, ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, sipas tij, ka shumë paqartësi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.