GRANDEMALL

Plagosje në Gjilan, të dyshuarit në arrati

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia ka pranuar një informatë lidhur me një incident gjuajtje me armë zjarri. Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga tereni dyshohet se i dyshuari O. P. është personi që ka shtënë me armë zjarri duke plagosur viktimën Shqiptar shtetas i Kosovës që besohet të kenë lidhje familjare mes vete, në incident besohet të jenë të involvuar edhe tre të dyshuarit të tjerë si bashkëkryerës të veprës penale “Vrasje në tentativë”njoftoj policia e Gjilanit.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe janë marrë të gjitha dëshmitë relevante. Ekipet të patrullës dhe NJHR-së kanë ndërmarrë veprime shtesë hetimore gjegjësisht është kryer bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit, i cili nuk është gjetur në shtëpi, raporton rajonipress.

Eco Higjiena

Gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Viktima Enver Gashi. 1969, i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal në Gjilan dhe sipas raportit të mjekut gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit. Në vazhdim me autorizim të Prokurorit do të zhvillohen procedura të më tejme hetimore deri në zbardhjen e plotë të gjendjes faktike të këtij incidenti dhe arrestimit të të dyshuarve të cilët janë në kërkim të njohur për policinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.