RCCOLA

Pjesëtarët e MUP-it s’e kalojnë testin e AKI-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Agjencia Kosovare për Inteligjencë i ka dhënë një goditje të fortë zbatimit të një pjese të marrëveshjes mes Prishtinë dhe Beogradit, ku parashihet integrimi i pjesëtarëve të MUP-it në Policinë e Kosovës, të cilët kanë vepruar në veri.

Mediat serbe kanë publikuar një dokument të nënshkruar nga shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, në të cilin është sqaruar refuzimi i dhënies së certifikatës së sigurisë për një pjesëtar serb i cili ka kërkuar sqarim për vendin e punës.

Mobi Casa

Sipas këtyre raportimeve, mbi 90% të rasteve të policëve që kanë kërkuar sqarime të tilla, kanë marr përgjigje të njëjtë nga AKI-ja. Dokumenti i cili është i përkthyer në gjuhën serbe, specifikon se gjatë verifikimit të të dhënave nga pyetësori për verifikim të sigurisë dhe pas krahasimit të të dhënave të mbledhura nga struktura e departamentit për verifikim, është konstatuar fshehja e të dhënave nga këta persona pasi ka pasur deklarim jo të saktë për të hyrat financiare të tyre.

“Në bazë të rrethanave të cekura më lart, shfaqen dyshime për përgjegjësi, besim dhe aftësi të rruajtjes së informatave të klasifikuara”, ka shkruar ndër të tjera kryespiuni Smakaj në këtë letër… (Tribuna).