GRANDEMALL

Pjesëmarrje madhështore e grave të Forumit të Gruas të Gjilanit në debatin “LDK ju dëgjon”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Me pjesëmarrje madhështore të grave të Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, është mbajtur sot takimi i bashkëbisedimit në kuadër të ciklit të debatit “LDK ju dëgjon” i cili u organizuar nga FG i LDK-së – Dega në Gjilan.

Kryetarja e Forumit të Gruas në nivel qendror, Jehona Lushaku, u shpreh e entuziazmuar me pjesëmarrjen kaq masive të grave të Forumit të Gruas dhe tha se jemi shumë me fat që jemi pjesë e LDK-së për shkak se është e vetmja parti ku gratë kanë hapësirë të madhe veprimi, e madje në shumë raste fitojnë gara elektorale pa iu nënshtruar fare kuotës gjinore.

Kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri, falënderoi gratë e FG të LDK-së për përkrahjen e përhershme. “Faleminderit që jeni sonte të pranishme në këtë masë kaq të madhe për të punuar bashkërisht e për t’i ndarë brengat, për të bashkëbiseduar për platformën e LDK-së, për rolin e gruas në LDK e në shoqëri e për rolin dhe angazhimin tuaj në të ardhmen. Me pjesëmarrjen e Jehona Lushakut, Lirije Kajtazit, Jeta Rafunës dhe nën organizimin e Valentina Bunjaku – Rexhepit, roli i gruas në LDK-në e Gjilanit po fuqizohet edhe më shumë. Duke debatuar e duke u angazhuar, ne arrijmë ta përmirësojmë rolin tonë edhe në arsim, shëndetësi, ekonomisë lokale, e ekonomisë së zhvillimit të vendit, e në veçanti të përfaqësimit më të mirë gjinor”, u shpreh Haziri.

ARKATANA

Valentna Bunjaku Rexhepi, u shpreh se po vazhdojmë me ciklin “LDK ju dëgjon”, edhe pse gjatë tetë viteve të qeverisjes në Gjilan, nën lidershipin e z. Haziri, gratë janë dëgjuar në vazhdimësi e të cilave u kanë besuar detyra të rëndësishme udhëheqëse. “Unë këshilloj gratë e vajzat të cilat dëshirojnë t’i hyjnë politikës, të mos pranojnë emërime, por të garojnë dhe të zgjidhen në pozita. Angazhimi i Forumit të Gruas do të jetë maksimal me qëllim të rritjes edhe më shumë të LDK-së në Gjilan” tha Bunjaku.

Gratë e LDK-së prezentë në këtë takim kanë kontribuar në debat lidhur me zhvillimet politike në Komunë, ku kanë shfaqur kritika për shkarkimet e dy grave që udhëhiqnin me dikastere të rëndësishme, por edhe në qeverisjen qendrore, veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarizmi i LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë thuhet në njoftimin e zyrës për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.