Fundamenti

Pirja e çajit mund të lidhet me rrezikun më të ulët të vdekjes, sugjeron studimi

/ 3 minuta lexim

Një studim i mirëpritur për ata që e konsiderojnë pirjen e një filxhani çaji si një nga kënaqësitë e përditshme të jetës.

Studimi shprehet se njerëzit që konsumonin dy ose më shumë filxhanë çaj çdo ditë kishin midis 9% dhe 13% rrezik më të ulët të vdekshmërisë, thanë studiuesit.

Gjetjet, të publikuara në Annals of Internal Medicine, sugjeruan se rezultati ishte i njëjtë, pavarësisht nëse personi shton qumësht ose sheqer në çajin e tij, ose cilado të ishte temperatura e tij e preferuar.

Rezultatet ishin gjithashtu të njëjta, pavarësisht nga variantet gjenetike që ndikojnë në shkallën me të cilën njerëzit metabolizojnë kafeinën.

Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë përdorën të dhëna nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilën 85% e gjysmë milioni burrave dhe grave, të moshës 40 deri në 69 vjeç, raportuan se pinin rregullisht çaj.

Prej tyre, 89% thanë se pinin varietetin e çajit të zi.

Studimi u krye me një pyetësor të përgjigjur nga viti 2006 deri në 2010 dhe u ndoq për më shumë se një dekadë.

Uji Dea

Fernando Rodriguez Artalejo, një profesor i mjekësisë në shëndetin publik në Universitetin Autonom të Madridit, e përshkroi hulumtimin si një “një përparim thelbësor në këtë fushë”.

Ai tha se shumica e studimeve ishin bërë në Azi, ku çaji jeshil është më i konsumuari.

Artalejo tha:

“Ky artikull tregon se konsumimi i rregullt i çajit të zi (çaji më i konsumuar në Evropë) lidhet me një reduktim modest të vdekshmërisë totale dhe veçanërisht të sëmundjeve kardiovaskulare gjatë 10 viteve në një të rritur të moshës së mesme.”

Ai shtoi se studimi nuk vërtetoi përfundimisht se çaji ishte shkaku i vdekshmërisë më të ulët të konsumuesve të çajit, sepse nuk mund të përjashtonte që kjo të ishte për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë të lidhur me konsumimin e çajit.

Studiuesit në Universitetin Mjekësor Tianjin në Kinë zbuluan se njerëzit që konsumonin dy deri në tre filxhanë kafe ose tre deri në pesë filxhanë çaj në ditë, ose një kombinim prej katër deri në gjashtë filxhanë të të dyja pijeve, kishin rrezikun më të ulët të goditjes në tru ose demencës.

Ata që pinin dy deri në tre filxhanë kafe dhe dy deri në tre filxhanë çaj në ditë kishin 32% më pak rrezik për goditje në tru.