Fundamenti

Piraj premton reforma

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Delegatët e Odës së Avokatëve në regjionin e Gjilanit me shumicë votash kanë zgjedhur kryetar të saj avokatin e njohur Shemsedin Piraj i cili njëkohësisht ka premtuar reforma, avancim dhe mbrojtje të dinjitetit të avokatëve.

Oda regjionale e avokatëve të Anamoravës ka zgjedhur për kryetar të saj në një mandat katërvjeçar avokatin e njohur Shemsedin Piraj. Kuvendi i Odës së Avokatëve gjithashtu ka aprovuar raportin e punës dhe atë financiar të Abdylazis Sadikut ish kryetar i këtij asociacioni.

Mbi 51 avokatë llogaritet se i ka regjioni i Gjilanit. Shemsedin Piraj tha për rajonipress se detyrë e tij dhe prioritet do të ketë mbrojtjen dhe dinjitetin e avokatëve. Piraj tha se do të angazhohet që në fushën e avokaturës të sjellë reforma, transparencë, bashkëpunim profesional dhe komunikim të nivelit ndërkombëtarë.

Hidromorava

Piraj tha se do të bëjë çmos që përmes kurseve, trajnimeve e seminareve të ndryshme të përgatisë kuadro të reja në fushën e avokaturës, derisa mendon të bëjë edhe një lidhje kolegiale dhe transparente edhe me gjykatat, prokurorinë e policinë.

Ndryshe Shemsedin Piraj është njëri nga avokatët e pakët kosovar që ka marrë pjesë në seancat e ndryshme në Tribunalin e Hagës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.