Fundamenti

Pira: Oda e Avokatëve të Anamoravës në shërbim të profesionalizmit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Oda e Avokatëve të Anamoravës vitin 2015 e ka përmbyllur me aktivitete të shtuara dhe në shërbim të punës profesionale dhe avancimit të punës së avokatëve dhe praktikantëve. Shemsedin Pira kryetar është optimist se edhe në vitin 2016 do të vazhdojnë të jenë në shërbim të punës profesionale.

Oda e Avokatëve të Anamoravës e cila drejtohet nga Shemsedin Pira e ka përmbyllur vitin 2015 me një sërë aktivitetesh që ndërlidhen me punën profesionale të avokatëve dhe kuadrove të reja që synojnë këtë profesion.

Pira tha për rajonipress se kanë arritur që të avancojnë shërbimet profesionale dhe kualitative . “Në fokus të punës sonë janë qëndrimet tona që seancat mos të shtyhen gjatë proceseve gjyqësore në mënyrë që mos të dëmtohen palët”.

Pira tha se kanë arritur ta kultivojnë komunikimin e drejtë dhe të hapur me klientët.”Gjykatat duhet ta rrisin kualitetin dhe cilësinë në marrjen e aktgjykimeve sidomos kur janë në pyetje krimet e rënda dhe serioze, në mënyrë që aktgjykimet mos të anulohen”.

ARKATANA

Pira tha se efikasiteti i lëndëve duhet të matet me cilësi dhe jo me sasi.”Prokuroria duhet të avancohet profesionalisht derisa ne do të vazhdojmë me trajnime profesionale duke sjellur para avokatëve dhe praktikantëve njerëz dhe ligjërues me ndikim në fushën e jurispodencës”.

Ndërkaq Pira duke folur për synimet dhe prioritetet e vitit 2016 tha se planifikojnë që të merren më shumë me pjesën praktike të praktikantëve të rinj. Duke folur për sistemin e drejtësisë në përgjithësi Pira tha se krimi dhe korrupsioni duhet të jetë agjendë permanente aktive dhe jo vetëm pjesë deklarative sa për konsum medial”.

Ndryshe Oda e Avokatëve të Anamoravës në gjiun e saj i ka 59 avokatë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.