Uji Dea

Pini mjaft ujë

/ 3 minuta lexim

Këshilla për konsumim të ujit. Ndonjëherë është vështirë të mbani mend që duhet të pini ujë edhe kur nuk jeni të etur. Dehidrimi ndikon në shëndetin tuaj psikik dhe fizik, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që ujin ta konsumoni rregullisht dhe si duhet. Përcillni disa hapat e ardhshëm për të hidratuar çdo qelizë të trupit tuaj.

Fillojeni mëngjesin shëndetshëm

Mëngjesi është periudha e ditës kur trupit tuaj në masë të madhe i mungon uji dhe niveli i toksinave është shumë i lart në trup.

Pas gjumit ndihmoni trupin për t’u liruar nga toksinat ashtu që pini një gotë ujë. Pas një ore pini edhe katër gota.

Në ujë shtoni limon ose xhenxhefil që uji të jetë më i shijshëm dhe më ishëndetshëm.

Nuk hidratojnë të gjitha lëngjet

Trupin nuk mund ta hidratoni me lëngjet siç është kafja ose lëngjet.

Nëse jeni të sëmurë, konsumi i ujit është edhe më shumë i rëndësishëm. Pini ujë të nxehtë të pasur me limon, mjaltë ose xhenxhefil.

Nëse pini pijet e pasura me kafeinë, do të ju duhen disa gota ujë më shumë për të kompensuar dehidrimin e shkaktuar nga kafeina.

Vazhdoni me shprehitë e shëndetshme

Është vështirë ta teproni me konsumim të ujit, ndërsa shumë më lehtë do të konsumoni shumë pak. Nëse është e nevojshme vëreni përkujtuesin në vend të dukshëm për të mos harruar të konsumoni ujë.

Mbani shishen me ujë pranë vetes për t’u kujtuar më lehtë që duhet të pini ujë, dhe në këtë mënyrë do të kontrolloni më lehtë sasinë e ujit, të cilën e keni pirë.

E rëndësishme është që ujin të mos e pini vetëm atëherë kur ndjeni etje, por shumë më shpesh. Mbani mend që etja është shenjë e dehidrimit.

Uji Dea

Pini ujë para dhe pas ushqimit

Ideale do të ishte sikur para dhe pas çdo ushqimi të pinit një gotë me ujë.

Pini ujë 30 minuta para ushqimit dhe 30 minuta pas ushqimit. Uji do të nxisë punën e sistemit tretës dhe do të shpejtojë metabolizmin.

Mungesa e ujit në organizëm do të vështirësojë absorbimin e materieve ushqyese. Mëlçia juaj, e cila është e rëndësishme për absorbimin e nutrientëve, po ashtu ka nevojë për ujë.

Balanconi nivelin e natriumit

Niveli i balancuar i natriumit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për absorbimin adekuat të ujit. Vetëm një çerek luge me kripë kërkon konsumim prej 4 deri 5 gota ujë.

Shmangni produktet e mishit të thatë dhe ato të konservuara sepse përmbajnë nivel të lartë të natriumit.

Rriteni konsumin e ujit gjatë ushtrimeve

Me ushtrime uji largohet nga trupi dhe mund të vijë deri të dehidrimi.

Pini të paktën 1 litër ujë në çdo 60 minuta ushtrime. Pini edhe më shumë ujë nëse ushtroni në temperatura të larta.

Madje edhe nëse ushtroni gjatë ditëve të ftohta, konsumi i ujit është njëlloj i rëndësishëm për të lehtësuar qarkullimin e gjakut në trup dhe absorbimin e materieve ushqyese.

Gjatë ushtrimeve është e dëshirueshme që të pini ujë çdo 20 minuta.

Me ushtrime intensive në 60 minuta mund të humbni deri në 2 litra ujë, çka është arsye shtesë pse duhet të pini rregullisht.