ARKATANA

Pika e Muçibabës funksionon pa probleme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nebih Aliu drejtor i drejtorisë rajonale të policisë kufitare për rajonin e lindjes tha për rajonipress se në Muçibabë gjithçka ka nisur normalisht. Ne jemi afruar 1 km afër bazës serbe dhe secili po e kryen punën e vet sipas procedurave tha Aliu.

Në pikën kufitare të Muçibabës e njohur edhe si pika e Depcës ka nisur sot në mëngjes zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit. Rajonipress ishte në vendin e ngjarjes dhe nga kontaktet me policët kufitarë është parë se gjithçka ka nisur mirë dhe po punohet pa ndonjë problem të theksuar.

Ndonëse nuk ka pasur ndonjë ceremoni zyrtare për fillimin e punës në këtë pikë kufitare , Nebih Aliu drejtor i drejtorisë rajonale të policisë kufitare i cili ishte i pranishëm në pikën e Muçibabës tha për rajonipress se marrëveshja po zbatohet me plotë sukses dhe gjithçka nisur të funksionojë normalisht.

United Hospital

Aliu tha se nuk ka diçka të veçantë për dallim prej shërbimeve të mëparshme me përjashtim që pala kosovare është afruar për 1 km afër bazës serbe. “Ne i kryejmë punët tona, ata i kryejnë të tyre dhe të gjitha udhëzimet po zbatohen sipas procedurave të parapara në marrëveshje” tha Aliu.

Edhe veturat që qarkullonin në këtë pjesë të kufirit nuk kanë vërejtur ndonjë ndryshim të madh me përjashtim që tani shqiptarët e Preshevës dhe të pjesëve tjera shqiptare ndihen më të sigurt.

Fevziu një shofer nga Presheva tha për rajonipress se është ndier i kënaqur që tani ka afër edhe shqiptarët e dhe policët kufitar serb.”Mundësia për të na maltretuar apo keqpërdorur policët serb tani është shumë më e vogël sepse gjithçka monitorohet si nga shqiptarët ashtu edhe nga serbët “ tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.