Mobi Casa

Pija që ndihmon kundër pagjumësisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Është dëshmuar që, për ta pasur një kualitet të mirë të jetës, duhet bërë të paktën 7 deri 8 orë gjumë të pandërprerë brenda 24 orëve.

Shpesh ne e injorojmë këtë fakt. Por, gjumi ka rëndësi të madhe për organizmin tonë. Gjatë gjumit aktivizohen ca funksione të domosdoshme për shëndetin e trurit tonë dhe për ripërtëritjen e energjisë. Problemi qëndron te fakti që, stili modern i jetës na e pamundëson këtë gjumë kualitativ.

Deprivimi i gjumit shkakton probleme të shumta, sikur që është mungesa e përqendrimit, ndjenja e lodhjes, dobësia dhe problemet me lëkurë. Pagjumësia ndikon edhe në shtimin e kileve. Lajmi i mirë është se ekzistojnë metoda tërësisht natyrore për përmirësimin e cilësisë së gjumit, transmeton gazeta Kosova Sot.

PIJA NATYRORE QË PËRMIRËSON CILËSINË E GJUMIT

Me këtë rast ua prezantojmë një çaj të shijshëm me banane dhe kanellë, i cili, nëse konsumohet para se të bini në gjumë, e zvogëlon stresin, tendosjen dhe simptomat e tjera që çojnë deri te pagjumësia. Ky preparat ka zgjuar një vëmendje të lartë viteve të fundit, meqë paraqet një alternativë 100% natyrore ndaj tabletave të gjumit.

PËRFITIMET QË SJELLIN BANANET PËR GJUMË

Uji Dea

Bananet përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit dhe magnezit, dy mineraleve esenciale, të cilat përmirësojnë shëndetin e sistemit nervor dhe të atij kardiovaskular. Konsumimi i një sasie të moderuar të bananeve parandalon hipertensionin, lufton mbajtjen e lëngjeve të tepërta në organizëm, si dhe zvogëlon rrezikun nga çrregullimet inflamatore.

SI PËRGATITET KY PREPARAT?

Këtë preparat të thjeshtë mund ta përgatitni në mënyra të ndryshme, por të thjeshta.

PËRBËRËSIT – 1 banane mirë e maturuar – ¼ e lugës së çajit kanellë (1.2 g) – 1 litër ujë

PËRGATITJA – Vlojeni ujin. Derisa uji të vlojë, prejeni bananen në disa pjesë, pa e qëruar atë. – Pasi që të ketë vluar uji, shtoni copat e bananes në ujë dhe zieni në zjarr të matur për 5 minuta. – Pas kësaj kohe, mbulojeni enën dhe lëreni që të qëndrojë për 10 deri 15 minuta. – Pasi të jetë ftohur paksa, kullojeni dhe shërbejeni si çaj. – Shtojeni një sasi të vogël të kanellës dhe përziejeni. – Konsumojeni këtë pije rreth 30 deri 40 minuta para se të bini në gjumë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.