Këto çajra ju qetësojnë dhimbjet e barkut

Problemet me aparatin tretës dhe cikli menstrual mund të shkaktojnë jo pak dhimbje.Shikoni më poshtë disa kura natyrale si të qetësoni një stomak të trazuar.
- Kur përjetoni ndjesinë e të përzierave, rekomandohet që të përgatisni këtë përzierje: Pak ujë tonik, kanellë, kopër, nenexhik dhe xhinxher. Lëreni per disa minuta që të gjithë përbërësit të lëshojnë enzimat aktive dhe më pas konsumojeni esëll.
- Çaji i orizit nuk është asgjë më shumë sesa uji i orizit të zierë. Zieni gjysmë gote oriz në 6 gota ujë për 15 minuta, e më pas këtë ujë pijeni. Mund t’i shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar.
- Çaj xhenxhefili dhe mente
Shtoni gjysmë luge xhinxher dhe disa gjete mente në një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë për 5 deri në 10 minuta.
Pasi të jetë ftohur pak konsumojeni, dhe do të shihni se sa shpejt do të qetësoheni nga dhimbja e barkut.