Fundamenti

Lakra e Brukselit, njihuni me vlerat e saj

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Lakra e vogël e njohur si Lakra e Brukselit, ndoshta futet në listën e ushqimeve më pak të preferuara, veçanërisht nga fëmijët, të cilët nuk rendin pas perimeve.

E megjithatë, këto lakra të pafaj janë aq të pasura me vlera ushqimore, sa organizmi do të na e dinte për nder po t’i konsumonim rregullisht.

Së pari, lakrat a Brukselit kanë një nivel më të lartë proteinash se të gjitha perimet e mbledhura së bashku, por edhe vitamina dhe minerale, që i bëjnë këto kokrra të vogla, të nevojshme për tryezën tonë.

Këto perime të Mesdheut kanë nisur të kultivohen së fundmi edhe në Shqipëri, kryesisht në Lushnje dhe Divjakë dhe serviren edhe në restorante.

Bashkë me rukolën dhe finokun, lakrat e Brukselit po shihen si shumë interesante nga fermerët dhe konsumatorët.

Lakra e vogël mbron ADN-në

Lista mbi vlerat e lakrës së vogël nis me mbrojtjen që ajo i jep ADN-në, ose molekulës që përmban të gjitha karakteristikat tona gjenetike.

Përbërësit që gjenden tek lakra e vogël bllokojnë aktivitetet e dëmshme të disa enzimave, shënjestra e të cilave janë padyshim molekulat e ADN-së në qelizat e bardha të gjakut.

Mbështet sistemin kardiovaskular

Një nga vlerat më të famshme të lakrës së vogël është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij.

FITORJA

Lakra e vogël përmban një sërë elementësh që parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Burim i pasur fibrash

Ne kemi nevojë për shumë fibër në dietën tonë, në mënyrë që të kemi një sistem tretës sa më të mirë.

Këto perime janë një burim i pasur fibrash dhe në një racion prej 100 gramësh do të merrni 4 gramë fibër. Kjo sasi është 15% e dozës së rekomanduar ditore për femrat.

Ofrojnë Vitaminën K

Lakrat e vogla janë veçanërisht të pasura me Vitaminë K, për të cilën kemi nevojë të mbajmë kockat shëndetplotë dhe të parandalojmë kalcifikimin e trupit.

Mjafton një filxhan me lakra të vogla në ditë, që ju të merrni dyfishin e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K për të cilën keni nevojë.

Ndihmon me detoksifikimin

Vlerat shëndetësore të lakrës së vogël përfshijnë edhe aftësinë e saj për detoksifikimin e organizmit.

Lakra e vogël përmban një substancë të quajtur glucosinolates, që ndihmon enzimat në proçesin e detoksifikimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.