Uji Dea

Pija natyrale që ju shpëton nga kolla e thatë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kolla, veçanërisht kolla e thatë ështe shumë e sikletshme. Ajo është irrituese për fytin.Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë e alergjive apo irrituesve të ndryshëm të fytit.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një shurup me katër përbërës që shëron kollën e thatë.

Si të largoni kollën në mënyrë natyralePër t’i shpëtuar kollës së thatë, duhet të përgatisni pijen e mëposhtme.Përbërësit:1 lugë çaji me shafran pluhur3 limonë3-4 cm xhenxhefil në copa2-3 lugë çaji mjaltë

Përgatitja

Qërojeni xhenxhefilin, prijeni në copa të vogla dhe vendoseni në një mikser.

HW

Shtrydhni limonët dhe lëngun e tyre shtojeni në mikser. Më pas shtoni shafranin e indisë dhe përziejini deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë, të cilën mund ta ruani në një kavanoz qelqi në frigorifer.

Për përdorim, merrni një lugë gjelle nga kjo pastë dhe treteni në nje gotë ujë të ngrohtë. Përziejeni mirë, kullojeni, shtoni dy ose tre lugë çaji me mjaltë dhe pijeni.

Vlerat e përbërësve të pijes kundër kollës së thatëSipas të dhënave të Agroweb, xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit. Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin.

Shafrani i Indisë lufton bakteret dhe virozat. Ai eliminon kollën duke lehtësuar rrugët e frymëmarrjes. Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës, ai qetëson fytin dhe zbut ndjeshëm kollën.

Kolla nga e ftohura ose bronshiti janë të zakonshme dhe largohen vetë. Kolla nga viroza mund të qëndrojë për javë të tëra.Nëse kolla juaj zgjat më shumë se tre javë, atëherë ajo tregon një problem më serioz në rrugët e frymëmarrjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.