RCCOLA

Petrovci: Zoti më ka fal për një vend tjetër

/ 3 minuta lexim

Aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci, të premten mbushë 60 vjet, përvjetor që do të organizohet nga familjarët e tij. Vetë aktori, në një intervistë për KultPlus ka thënë se ndihet sikur të mos ketë bërë asgjë. Për krejt këtë boshllëk shpirtëror ai ka një adresë, te shpirti i tij prej nacionalisti që e kthej në Prishtinë, e sipas tij, nëse do të jetonte diku tjetër do të bënte shumë më shumë se sa kaq.

Aktori i madh shqiptar, Enver Petrovci, të premten i mbushë 60 vite, i cili, edhe përkundër faktit se është një ndër aktorët më të njohur në trojet shqiptare, duke përfshirë edhe rolet e mëhershme në Beograd, shprehet të mos ketë bërë asgjë përgjatë këtyre viteve. Në një deklaratë për KultPlus ai ka thënë se sa më i moshuar të jesh e ndien se nuk ke bërë asgjë. “Sa më i vjetër të jesh aq më shumë të duket se nuk ke bërë asgjë”, ka thënë Petrovci për KultPlus, i cili edhe për shënimin e 60 vjetorit të tij të lindjes nga ana e familjarëve të tij, në ora 10:00 në Akademinë e Arteve dhe në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ka thënë se është duke u bërë pa dëshirën e tij.

Krejt këtë arritje jetësore duke e përfshirë kyçjen e Petrovcit në teatro dhe në filma të ndryshëm duket se nuk e merr me emocion të madh, për faktin se, sipas tij, ka pas mundësi të bëhet shumë më shumë se sa kaq.

Eco Higjiena

Për krejt këtë ftohje në prizmin e arritjes në karrierë, Enver Petrovci ka thënë se nuk i ka fajet askush, pos Enver Petrovcit.

“Nuk i ka fajet askush, por kam faj vet. Askush nuk më ka faj që jam kthyer në Prishtinë që më pas nuk kam mundur të bëj më shumë se sa kaq. Zoti më ka fal për një vend tjetër, por shpirti im prej nacionalisti më kthej në Prishtinë. Çfarë të bëjë që kam lindur nacionalist dhe nacionalizmi më kthej këtu”, ka thënë Petrovci duke qeshur, i cili krejt në fund ka thënë se nëse do të jetonte diku tjetër do të arrinte shumë më shumë se sa që ka arritur këtu./KultPlus.com